Diskriminimi i shqiptarëve edhe në pasivizimin e adresave

Refik Hasani

Shkruan: Mr.Sc.Refik HASANI

Pasivizimi, heqja, fshirja e adresave të ne qytetarëve shqiptarë të Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës, do të prodhojë efekte tepër të dëmshme, si:

             Nëse nuk zotëroj dokument identiteti, atëherë jam një shtetas i huaj, por jo i Republikës së Serbisë, që nuk mund të kryej asnjë veprim ligjor, apo jam ligjërisht i pa asnjë të drejtë të filloj, të kryej, të vazhdoj edhe ndërmarr veprime ligjore konform standardeve dhe konventave të BE-së dhe akteve tjera që janë të garantuara edhe me kartën  OKB-ës.

             Nëse nuk jam Shtetas i Serbisë, nuk mund të marr asnjë dokument  të gjendjes civile të identifikimi nga institucionet administrative,

             Gjithnjë e më pak votues po paraqiten në këtë dekadën e fundit, si në zgjedhje lokale e ato Parlamentare, në ndarjen e buxhetit, etj

             Nëse nuk jam Shtetas rezident, atëherë nuk do  njihem zyrtarisht si Shtetas i Republikës së Serbisë,

             Humbja e të drejtës, në përfaqësim e trashigimi, nuk mund të kryejmë blerje-shitje në pronat tona të luajtëshme e të paluajtëshme, nuk mund të kryejmë veprime tjera financiar, të kësaj natyre etj,

             Nëse si qytetar rezultoj pa adresë fizike, sipas kësaj praktike  nuk kam rezidencën të rregulltë  në Republikën e Serbisë.

Këto janë shkelje, cenime, mohime të së drejtës elementare individuale dhe kolektive të ne shqiptarëve, kështu do të rrezikojmë të humbasim pronat e tona, makinat, shtëpitë, tokat, përdorimin e llogarive bankare, sigurimet shëndetësore e shoqërore që kemi paguar deri tani. Serbia po zbaton pa zhurmë dhe krejtë në heshtje një strategji të qartë dhe me veprime konkrete po arrin të shpopullojë zytarisht Medvegjën,Bujanocin e Preshevën.

**

Pasivizimi i adresave tona është diskriminim, sepse në tokën tonë, në pasurinë tonë do të mbetemi  të huaj. Do të mbetemi pa dokumenta,do të shuhemi ligjërisht, do të mbesim të askujt në vendin ton.

Pasivizimi, heqja, fshirja e adresave i neve  qytetarëve shqiptarë të Medvegjës,Bujanocit dhe Preshevës, është një ndër  sfidat më të mdha, por:Parlamenti i Shqipërisë dhe Kosovës do të duhej bërë nga një deklaratë,pse Jo Rezolutë,Tirana e Prishtina zyrtare , pse të mos e adresojn në BE e OKB, pse të mos bëhet një peticion në këto adresa,pse të mos protestohet ,të njëjtën ditë e orë në Medvegjë,Tiran,Prishtinë, Ëashington e gjetiu.

**

Kryeministri Shqiptarë Edi RAMA, dëshiron të ngjallë një mini-Jugosllavi, herë në Ohër, herë në Beograd e Novi Sad, Presidentit të Serbisë Aleksandërë Vuçiq, nuk i kërkon së paku  Çështjen e pasivizimi të adresave, Abetaret të përdorim ne  shqiptarët në Krahinën shqiptare të mbetur padrejtësisht nën administrimin  që përfshin Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë.

**

Pasivizimi, heqja, fshirja e adresave të neve qytetarëve shqiptarë të Medvegjës,Bujanocit dhe Preshevës do të duhej të shtrohet sot se nesër do të bëhet tëpër von.

Tirana po merret me mini-shëngen ndërsa Prishtina zyrtare duke ri-numëruar votat.

24.11.2019

 

Autori është një nga të pasivizuarit dhe që i është refuzuar vazhdimi i dokumentave.

Comment

*