Diskutim për ndërtimin e një Qendre multifunksionale për komunitetin dibran

Takimi me komunitetin Dibran për të diskutuar për temën e blejres së Objektit/Tokës për Shoqatën Atdhetare Dibra, u mbajt në ambientet e hotel Hilton në Staten Island, me një pjesemarrje rreth 40-50 qytetarë të komunitetit tonë.

Ky takim kishte 3 pika të rendit të ditës:
1. Sekretari Muharem Mesik me pak fjale tregoi se sa aktivitet ka realizuar SHAD nga viti i kaluar dhe duke u ndalur më gjatë vetëm për disat nga aktivitetet më kryesore. Si dhe sa aktivitet janë realizar në total.
2. Ndërsa arkëtari i SHAD, Armend Shemsiu foli në lidhje me raportin financiar duke treguar që nëpërmjet antarsimeve, donatorëve dhe aktiviteteve të realizuara, buxheti i shoqatës për ç’do vit ka ritje të konsiderueshme.
3. Kryetari Dashnor Miftari, foli për temën kryesore të këtij takimi, i cili pas fjalës përshëndetëse foli për potencialin dhe iniciativën e marrë nga ana e SHAD blerjen e një Objekti/ Tokë për SHAD.
Kryetari dha një elaborim të plotë të kësaj ideje duke spjeguar me detaje materialin e përgaditur muaj më parë me disa prona të patundëshme (Objekte/Toka) në New York dhe New Jersey të cilat i pasqyroi në projektor dhe të gjith ata që ishin të pranishëm në këtë takim, patën mundsi të kuptojnë më qartë për atë që ne synojmë ta realizojmë si drejtues të kësaj Shoqate

Ajo ç’ka ishte më e rëndësishme në këtë takim ishte që ç’do pjesëmarrës e morri të drejten e fjales dhe të gjith shprehën ideat dhe sugjerimet e tyre në lidhje me objektin e shoqatës. Mbi të gjitha, të gjithë shprehën përshtipjen e tyre pozitive për këtë nisëm si dhe premtuan që do jenë përkahës të kësaj iniciative në ç’do mënyrë që është e nevojshme.

Nga i gjith diskutimi që u bë, bordi drejtues mbajti shënime dhe do fillojë duke analizuar ç’do ide dhe sugjerim që erdhi nga ky takim.

Për të qenë më transparent dhe për t’ju dhënë mundësinë edhe atyre që nuk kishin mundësi të jenë prezent në këtë takim, ne si bord drejtues mbasi të kemi më shumë detaje për hapin e rradhës, do të ftojmë përsëri komunitetin tonë për t’ju dhënë mundësinë që të gjith të jenë pjesë e kësaj vendimarrje.

Falenderojmë Parim Papranikun – Tv Dibra, për kontributin e tij si gazetar. (Shoqata Atdhetare Dibra)

Comment

*