Distria Krasniqi e ngre flamurin e Kosovës mbi atë të Serbisë

Prishtinë, 9 nëntor 2018 – Xhudistja e Kosovës, Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në garën ndërkombëtare Grand Prix në Tashkent të Uzbekistanit.

Komiteti Olimpik i Kosovës e ka publikuar një fotografi, në të cilën shihet flamuri i Kosovës duke valuar mbi atë të Serbisë, garuesja e të cilit shtet e fitoi medaljen e bronztë.

Dy xhudistët tjera të Kosovës, Majlinda Kelmendi dhe Nora Gjakova, kanë arritur në finale të garës. Edhe ato do të luftojnë për medaljen e artë.

(r.m.)

Comment

*