Distria Krasniqi – kampione europiane e U23

Podgoricë, 10 nëntor 2017 – Xhudistja Distria Krasniqit i ka siguruar Kosovës medaljen e artë në Kampionatin Evropian U23 që po mbahet në Podgoricë.

Krasniqi, e cila garon në kategorinë deri 52 kilogramë, e ka mposhtur në finale xhudisten rumune Alexandra Larisa Florian, raporton Koha.net.

Ajo ka dominuar plotësisht gjatë tërë takimit, duke mos i lënë hapësirë kundërshtares për ta fituar meçin. (r.m.)

Comment

*