Dita e parë e Shkollës Shqipe “Alba Life”, New York filloi me plot sukses për vitin akademik 2018 të -2019 të

Në këtë ceremoni nderoi me pjesëmarrjen e saj Konsullja e Shqipërisë në New York znj.Najada Sojli

 

Nga Keze Kozeta Zylo

E shtuna e shtatorit në Staten Island ishte një ditë plot diell dhe cicërima zogjsh në pemët e gjelbërta. Ishin cicërima si gumëzhitja e zërave melodiozë të fëmijëve në mjediset e këndshme të Shkollës publike Amerikane PS: 9, vend ku zhvillon mësimet Shkolla Shqipe “Alba Life”.
Kam dekada që jap mësim midis dy kontinenteve dhe cuditërisht e mirëpres me të njejtin emocion muajin shtator, një muaj që është i stamposur në kujtesën time si me vulën kombëtare për fillimin e mësimit shqip. Korridoret e shkollës u mbushën plot me nxënës te vjetër dhe të rinj të regjistruar enkas për këte vit shkollor. Nxënësit e vjetër takoheshin plot dashuri me njeri tjetrin dhe bisedonin se ku i kishin kaluar pushimet verore, apo krijonin ndonjë lojë të vogël midis njeri-tjetrit, ndërsa të rinjtë pranë prindërve të tyre shikonin disi me çudi, apo dikush kujdesej për vëllain ose motrën e vogël që e kishin në karroce ose në krah të prindërve.
Është një atmosferë gati hyjnore të vëzhgosh dhe të dëgjosh çuçurimat e tyre, çantat mbi shpinë me abetare, sytë kurreshtarë dhe gadishmërinë për të qenë gati pranë bangave të shkollës. Një prind në Staten Island si Albana mamaja e Arbnor Okshes më tha se:
“Gjithë verën djali më pyeste se kur do te filloj Shkolla Shqipe mami?”
Shumë interesant ishte dhe me fëmijët e Adelina dhe Ekuran Shehut të cilët janë të regjistruar në shkollën nëBrooklyn dhe kishin shkuar një ditë para shkollës duke e pyetur: “Mami do të na dërgosh prapë në Shkollën Shqipe, mami je e sigurtë se nuk ndërron mendje?”
Dhe në rrjetin më të madh social në F/B mamaja e tyre më kthente këtë përgjigje:
“Për besë një javë para, Blenda, çdo ditë më ka pyetur: “Mami do të na dërgosh prapë në shkollën shqipe, mami je e sigurtë se nuk ndërron mendje”… po si jo i thashë unë me qejf bile, kur ti je kaq shumë entuziaste të shkosh e te flasësh Shqip si mundem unë ta kem zemrën me ta pre rrugën?”
Ne as nuk ju telefonuam as nuk ju shkruajtëm, por deshëm të vinim direkt nuk u penduam edhe pse asnjë nuk ishte dhe mësimet e Gjuhës Shqipe s’kanë filluar, ne prapë do te jemi aty.
Një ish mësuese dhe prind në Shkollën Shqipe në Queens Alda Ahmet më shkruante se vajza ngeli duke më pyetur se kur do të fillojë Shkolla Shqipe që të vemi në klasë me mësuese Arditën?
Të gjitha këto copëza nga bota e pasur e fëmiëjve flasin dhe tregojnë qartë për dashurinë e madhe për Gjuhën Shqipe si dhe për seriozitetin dhe autoritetin e Shkollës Shqipe “Alba Life” dhe me sa dashuri e mirëpresin për të ardhur pranë bangave të Shkollës Shqipe “Alba Life” që operon në disa lagje të Nju Jorkut.
Ceremoninë e hapjes e mbajti z.Qemal Zylo themelues dhe drejtor i Shkollës Shqipe “Alba Life” në New York. Pasi iu uroi mirëseardhjen gjithë nxënësve, prindërve dhe mësuesve ai tha se jemi krenar që kemi hyrë në vitin e 11-të hapjes së Shkollës Shqipe dhe shpresoj që ky program të qendrojë i hapur përgjithmonë. Me plot respekt dhe dashuri prezantoi mësueset e shkollës si: Adelina Lacaj, Entela Muda, Vlera Thaqi si dhe iu uroi punë të mbarë dy mësueseve të reja si Denisa Sinani dhe Brunilda Pula te cilat i janë bashkuar programit të mësimdhënies. Një falënderim i vecantë iu dha dhe sopranos së shquar shqiptare Dëshira Ahmeti Kërliut e cila ka dhënë koncerte në disa skena botërore dhe është njëkohësisht drejtore e programit artistik për shkollën. Të gjitha mësueset pothuajse kanë një pervojë të shkëlqyer në Shqipëri dhe shumica janë të licensuara dhe në Amerikë. Ai tha se këtë vit shkolla Shqipe do të ketë dhe një program të veçantë me valle shqiptare dhe balet, programet qe do të drejtohen nga balerini i shquar Klevis Tafaj.
Ndihmoi për sigurimin e mbarëvajtjes jashtë klasave nëpër korridore me profesionalizëm z.Dëfrim Sinani ish punonjës i policisë së shtetit shqiptar.
Në këtë ditë të shënuar për Shkollën tonë vazhdoi z.Zylo pranë nesh ndodhet dhe Konsullja e Shqipërisë në New York znj.Najada Sojli me të cilën para pak kohësh u takuam në Konsullatë ku morëm librat e abetares dhe fletoret e punës të dhëna falas nga shteti shqiptar.
Zonja Najada Sojli përshëndeti me emocion dhe plot respekt pë punën e palodhur të mësuesëve të Shkollës Shqipe si dhe për themeluesit e kësaj shkolle që kanë vite që po drejtojnë këtë program të rëndësishëm për nxënësit në Diasporë për të mësuar Gjuhën Shqipe. Një falënderim special iu dha fëmijëve dhe prindërve të tyre që me plot përkushtim vinë për të mësuar Gjuhën Shqipe, Gjuhë që tregon identitetin e shqiptarëve, rrënjët tona se nga vimë. Mos e harroni kurrë gjuhën e të parëve vazhdoi znj.Sojli dhe nuk ka më mirë se të vish çdo të shtunë dhe ta harxhosh me mësimin e Abetares sonë të shtrenjtë.
Nxënësja e Shkollës Shqipe “Alba Life” Emma Liri Watkins i dhuroi në emër të nxënësve dhe të mësueseve një buqetë me lule të freskëta në shenjë respekti të mirëseardhjes. Fjala e saj u mirëprit me duartrokitje nga të pranishmit.
Dr.Valbona Zylo Watkins drejtore e programit të Shkollës Shqipe “Alba Life” si dhe mëuese e programit me studentë të kolegjit dhe të rritur dha udhëzimet përkatëse për vitin akademik 2018-2019 dhe më vonë mësuesit kanë marrë nxënësit e tyre nëpër klasat përkatëse duke vazhduar mësimin Shqip në ditën e parë të Shkollës Shqipe “Alba Life” për vitin akademik 2018 të-2019 të, vit që do të shënojë suksesin e radhës.
Ndihmoi për sigurimin e mbarëvajtjes jashtë klasave nëpër korridore me profesionalizëm z.Dëfrim Sinani ish punonjës i policisë së shtetit shqiptar.
Dita e parë e shkollës u filmua dhe fotografua nga Shpëtim Bardhi, prind pranë shkollës Shqipe “Alba Life”.
22 shtator, 2018
Staten Island, New York

Comment

*