Dita e tretë që faqja e Lotarisë Amerikane është jashtë funksionit

Prej tre ditësh faqja e aplikimit për Lotarinë Amerikanë është e bllokuar.

Shumë shqiptarë që duan të bëjnë këtë aplikim, nuk do ta kenë këtë mundësi deri në funksionimin e faqes.

Këtë gjë e ka njoftuar edhe amasada amerikane nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare në Facebook, e cila thotë se ky nuk është problem vetëm për Shqipërinë, por për të gjitha vendet.

“Faqja e internetit të Lotarisë Amerikane http://dvlottery.state.gov është përkohësisht jashtë funksionit për mirëmbajtje. Kjo është një ndërprerje në mbarë botën që prek të gjitha vendet – jo vetëm Shqipërinë. Ne do t’ju njoftojmë sapo të kemi më shumë informacion”, shkruan ambsada amerikane.

/Oranews.tv/

Comment

*