Divorci me shtetasin amerikan pa marrë ende statusin permanent

Rubrika “Çeshtje të Emigracionit” : Avokati Kieran Both u përgjigjet letrave të lexuesve lidhur me green card-ën  me kusht dhe  divorcin me shtetasin amerikan pa marrë ende statusin permanent. Çfarë ndodh në këtë rast?

 

Një lexues i rubrikës sonë na shkruan:

Unë me gruan time njihemi që prej pesë vjetësh. U martuam në 2015, dhe  në Mars të vitit 2017 ajo u largua nga banesa. Ne fillimisht kishim marëdhënie të mira me njeri tjetrin, por tani ajo nuk do të jetojë më me mua, dhe iku në Miçigan. Unë kam green card me kusht pasi e kam marrë mbi bazën e martesës me shtetase amerikane dhe afati i mbaron në  18 Mars. Brenda kësaj kohe duhet të aplikoj për heqjen e kushtit . Jam i trembur se mos më deportojnë. Ç’duhet të bëj?

Anonim

 

Përgjigje:

Ka mundësi që ju që të mos e humbisni green card-ën, por ta fitoni atë  në mënyrë permanente. Procedura varet shumë nga marëdheniet tuaja me gruan kur u ndatë. Ju duhet të provoni që martesa juaj u ndërtua mbi dashuri dhe respekt reciprok.

Green card-a është e kushtëzuar kur martesa është  më pak se 2 vjeçe që nga  dita që iu është dhënë. Bashkëshortit i jepet statusi i rezidentit të kushtëzuar ditën kur ai është pranuar në mënyrë të ligjshme në Shtetet e Bashkuara . Statusi është i kushtëzuar, sepse letërshkruesi duhet të dëshmojë se nuk u martua për të përfituar nga ligjet e emigracionit.

Në  martesën normale kushti  hiqet kur të dy bashkëshortët bëjnë sëbashku kërkesën për heqjen e tij.

Si rregull, ju dhe bashkëshortja juaj amerikane duhet të aplikoni sëbashku për të hequr kushtin mbi statusin e rezidentit permanent, duke plotësuar formularin  I-751 (Petition to Remove Conditions on Residence) si provë për vazhdimin e martesës. Theksojmë që aplikimi duhet bërë brenda 90 ditëve para mbushjes së dy vjetorit të martesës. Data e skadimit  të statusit me kusht  është gjithashtu data e përvjetorit të dytë të martesës me shtetasin amerikan. Nëse  nuk aplikoni në kohë për të hequr kushtin e green card-ës , kjo mund të rezultojë në heqjen e  statusit tuaj dhe vënien në proces  deportimi nga Amerika. Ky është një dënim i madh për  mosaplikim brenda afatit. Rezidentit me kusht,  i bëhet i paligjshëm vazhdimi i qëndrimit në SHBA. Madje  ka rrezik që të përballohet më masën ndëshkimore për ndalim ri-hyrje në Amerikë nga 3 deri në 10 vjet pas deportimit, për shkak  mosaplikimi .

Formalisht emigracioni jep mundësi për aplikim të vonuar, nëse çifti vërteton  që kishin  arsye  të rëndësishme për vonesën, për  shkak të problemeve  në martesën e tyre. Nëse çifti është duke shkuar për konsultime, duhet të paraqesin evidenca për këtë. Edhe nëse nuk jetojnë  më së bashku ata duhet të deklarojnë që martesa u bë mbi bazën e dashurisë.

Kërkesa e përbashkët për të hequr kushtin e green card-ës.

Nëse jeni ende i martuar në kohën kur duhet bërë kërkesa për heqjen e kushtit të green card-ës,(Form I-751) ju duhet të paraqisni së bashku aplikimin me dëshminë e marrëdhënies tuaj martesore të vazhdueshme. Shërbimi i Emigracionit dhe Shtetësisë (USCIS) mund të miratojë një kërkesë të përbashkët për “waiver” edhe nëse çifti nuk jeton më së bashku, nëse USCIS beson se marrëdhënia ishte reale që nga fillimi. Nëse i besoni bashkëshortes tuaj amerikane atëhere nuk do të keni problem në zgjatjen e statusit tuaj .  Në se nuk i besoni asaj për t’ju ndihmuar gjatë procesit, atëhere kërkesa e përbashkët duhet të konvertohet në  rastin e një  “waver”.

Nëse rezidenti me kusht nuk i mbush dot mendjen bashkëshortes shtetase amerikane, të aplikojnë së bashku për heqjen e kushtit të green card-ës, ai mund të aplikojë për “weaver”,  që t’i njihet e drejta për të aplikuar më vehte për heqjen e kushtit  të green card-ës . Për t’u kualifikuar për këtë të drejtë,së pari aplikanti duhet të krijojë bindje tek Emigracioni që martesa në fillim ka qënë reale  dhe e bazuar mbi ndenja reciproke,  në mirëbesim dhe pa interes. Dmth nuk u bë për qëllim përfitimi statusi. Por  më pas  martesa erdhi duke degraduar. Përfaqsuesi i Emigracionit që do merret me këtë çështje duhet  të krijojë bindje se në  lidhjen martesore  nuk ka patur qëllim mashtrimi që në fillim .Duhet të krijojë bindjen që prishja e martesës u bë nga shkaqe të jashtme, jashtë kontrollit të çiftit, e nuk u prish nga emigranti pas një kohe të shkurtër pas lidhjes së martesës. Evidencat që flasin se martesa u krye në kushte reale, pa mashtrim,  i duhen bashkëgjitur aplikimit. Këto evidenca do të ishin asetet financiare, prova e kredisë të shtëpisë dhe të tjera që vërtetojnë bashkëjetesën e tyre. Këto janë vështirë për t’u provuar nëse çifti ka jetuar pak kohë sëbashku, por një avokat me eksperiencë do të ndihmonte mjaft.

Kërkesa për ‘waiver’ nuk është e lehtë për t’u aprovuar. Situata e rëndë  dhe e jashtëzakonshme e palës që ka vuajtur duhet të ketë filluar  vetëm pasi ka qënë aprovuar për statusin e rezidentit  me kusht. Nëse një kërkesë e tillë ngrihet pas dy vjetësh bashkëjetese me shtetasin amerikan,  kjo do të qe përtej afatit të përcaktuar nga ligji dhe  për këtë shkak nuk do të qe  më e pranushme nga Emigracioni.  Në qoftëse gruaja juaj është në Miçigan , ju sugjeroj të bisedoni me të, ajo të bëjë një deklaratë ku të thotë se martesa juaj  u bë mbi dashurinë e besimin reciprok,  madje edhe  planet që kishit bërë për të ardhmen e familjes. Gjithashtu të thotë që edhe divorci u bë me marrëveshjen e dy palëve pasi gjatë jetës bashkëshortore lindën probleme që ishin jashtë kontrollit tuaj.  Psh, ajo mund të shkruajë:

“ Megjithëse  ne ishim në dashuri me njeri tjetrin, gjatë jetës martesore zbuluam që kishim personalitete të ndryshme që e bënë jetën të vështirë. Ramë dakort që ishim natyra të papajtushme me njeri tjetrin dhe divorci do bëhej për fajin e askujt. Papajtushmëria e tipave(karaktereve) pas dy vjeteve martesë është tipike për divorcin për fajin e askujt.

Ka të ngjarë që ju të divorcoheni  në Mars. Ju mund të siguroni një marreveshje të përbashkët ligjore për ndarjen, kështu që t’u jepet mundësia të aplikoni për I-751 bashkësisht me gruan nëse ende nuk jeni divorcuar. Nëse  nuk jeni në gjendje të siguroni këtë marrëveshje, duhet të nxitoni të aplikoni për heqjen e kushtit,para datës së fundit në mars, para se t’u vënë në proces deportimi. Ju aplikoni para se të jeni ndarë apo divorcuar ligjërisht. Në këtë rast do t’u paraqitet një kërkesë për evidenca që vërtetojnë se deportimi nga SHBA do të krijonte vështirësi ekstreme për ju. Afati për të do të ishte 87 ditë.

Ka ende për të folur për  statusin e rezidentit  me kusht e problemet martesore  me shtetas amerikanë të cilave do t’u adresohemi në të ardhmen, në rubrikën tonë të përjavshme. Ndërkohë ju inkurajojmë që të lidheni me avokatë të Emigracionit kur ndodheni në  situata të veçanta. Informacion shtesë do të gjeni gjithnjë në  web www.uscis.gov.

Qëllimi ynë është që të ndihmojmë komunitetin shqiptar e veçanërisht emigrantët e rinj me informacion, për t’i aftësuar ata që të kërkojnë ndihmë në mënyrë të pavarur. I mirëpresim pyetjet tuaja me telefon ose  na shkruani në anglisht ose në shqip në adresën  elektronike  [email protected]

Comment

*