Djali i Almeda Abazit i nënshtrohet një operacioni në kokë

Mediat turke publikuan lajmin se djali i ish-missit shqiptar Almeda Abazit dhe i aktorit turk Tolgahan Sayışman, vetëm 5 muajsh, iu nënshtrua një operacioni të vështirë në kokë.

Pasi u raportua se gjithçka shkoi mirë dhe vogëlushi është në gjendje të stabilizuar, ka reaguar Almeda.

Ajo, nëpërmjet një postimi në ‘Instastory’, ka konfirmuar se Efehan është mirë pas operacionit dhe ka falënderuar të gjithë ata që janë interesuar për djalin e saj.

“Ju falënderoj përzemërsisht të gjithëve për urimet e sinqerta dhe interesimin që treguat për shëndetin e djalit tonë Efehan. Operacioni kaloi me sukses dhe Efehan është shumë mirë. Ju a shpërblefsha në raste të gëzueshme dhe Zoti i ruajt të gjithë fëmijët kudo që janë”, shkruan ajo.

(Panorama)

 

Comment

*