Djelmoshët e Shqipërisë e përmbysën Suedinë në volejboll

Kurse, Kombëtarja e vashave të shtunën pasdite u mund 0-3 nga Finlanda në ndeshjet kthyese që zhvillohen në Bjellorusi

Nderim Goci

Skuadra e Kombëtare e Shqiptarëve në volejboll për meshkuj, në kuadrin e ndeshjeve për Ligën e Europës ka mposhtur Suedinë me rezultatin 3-2 me sete 25-15; 25-23; 23-25; 24-26; 9-15.
Finalet e veprimtarisë zhvillohen në kryeqendrën etnike të Shqipërisë Lindore nën shtetin e sotëm të maqedonasve, Shkup.

Një ndeshje që është luftuar nga skuadra e shqiptarëve deri në pikën e fundit.

Fitorja e arritur ndaj një kundërshtari si Suedia, shton shanset që në dy ndeshjet e radhës ndaj vendasve maqedonas nesër, të shtunën në orën 19:30 vendore dhe ndaj Azerbajxhanit të dielën të arrijë rezultate të mira me synim renditjen në krye të tabelës.

Ndeshja nisi mirë për skuadrën nordike, që fitoi dy sete radhazi. Te kuqezinjtë, jo vetëm gabimet e shumta por dhe mungesa e përvojës ndikuan jo për të mirë.

Seti parë i ndeshjes mbyllet shpejt për skuadrën suedeze më të saktë taktikisht dhe që vihet në kryesim qyë në pikët e para.

Largësia e krijuar prej 5-6 pikësh, bëri që nordikët ta kontrollonin me lehtësi ndeshjen.

Përfundimisht 25-15 në setin e parë për Suedinë që kishte në radhët e saj shtetasin suedez me prejardhje shqiptare Dardan Lushtaku.

Seti i dytë i ndeshjes është mjaft i bukur dhe mbresëlënës në godtje-kundërgodtje të forta që nga vja e dytë dhe në bllok dysh ose tresh.

Te shqiptarët u vërejt hyrja me qartësi në lojën e skaudrës, duke lënë pas emocionet dhe gabimet e setit të parë në mbrojtjen në pozicionin 5.

Djemtë kuqezi më të vendosur në fushë, luftonin mjaft mirë në krahët dhe në goditjet diagonale duke sjellë vështirësi te kundërshtari.

Megjithë epërsinë e krijuar dhe disa gabime jo vetëm në pritjen e topit të parë, por dhe për mungesë përqëndrimi në çastet e fundit, u humb edhe seti i dytë.

Me disavantazhin e dy seteve të humbur u krijua mendimi se skuadra kuqezi e drejtuar nga ish-volejbollisti i njohur Jani Melka do ta pësonte thellë, por ndodhi e kundërta.

Loja e skuadrës sonë shënoi rritje në të gjithë treguesit e saj duke përmbysur gjithçka.

Pavarësisht fitores së tre seteve, ndeshja ka patur rivalitet, por ajo që duhet veçuar është se djemtë kuqezi besuan deri në pikën e fundit.

Lojtari më i mirë i ndeshjes u shpall Gazmend Husaj i Shqipërisë.

Ndërkohë skuadra e femrave të shtunën pasdite, po në kuadrin e kësaj kupe u ndesh ndaj Finlandës dhe u mund me rezultatin 3-0.

Të shtunën pasdite ajo do të ndeshet ndaj Bjellorusisë vendase dshe më pas kundër Austrisë. Javën e shkuar Shqipëria u mposht në Tiranë nga Finlanda 0-3 dhe fitoi me austriaket 3-1 dhe me bjelloruset po 3-1.

Comment

*