Djemtë e Shqipërisë rritën mundësitë për kualifikim pasi mposhtën azerët

Shqipëria e papërmbajtshme në ndeshjen e parë të kthimit të grupit për Ligën Europiane në volejboll për meshkuj

Nderim Goci

Shqipëri-Azerbajxhan 3:0 me sete 25:15, 25:21, 25:19

Kombëtarja e Shqiptarëve e ka nisur mjaft mirë ndeshjet e dyta për ndeshjet kualifikuese për Europa League.

Përballë kuqezinjve u vu skuadra nga Azerbajxhani në një ndeshje të komanduar nga fillmi deri në fund.

Pas 86 minutave skuadra kuqezi e drejtuar nga trajneri ish-volejbollst Jani Melka ka fituar me meritë ndaj azerëve me rezultatin e pastër 3-0.

Pavarësisht ndonjë lëkundjeje të lehtë në setet e dytë dhe të tretë skuadra e Shqipërisë ka ditur të jetë zote e fushës.

Fitorja e arritur është një ogur i mirë për skuadrën e drejtuar nga Melka për të përballuar me dinjitet ndeshjet e tjera duke fillluar qysh nesër përballë suedezëve, ndeshje e cila mund të përcaktojë dhe fatin e kuqezinjve për të vazhduar më tej.

Anton Qafarena u shpall pikëshënuesi më i mirë i ndeshjes me 20 pikë në sallën e nxehtë dhe pa freskim kur temperaturat e motiti ishin të larta.

Përpara ndeshjes së shqiptarëve me azerët, përfaqësuesja maqedonase fitoi me Suedinë 3-0 me sete 25-16, 25-22, 32-30 në ndeshjen e parë të Grupit A në Parkun Olimpik në Tiranë.

Comment

*