Doçi: Radika po kryhet, kryeministri Edi Rama t’i thotë “Jo!” projektit maqedonas

Agim Doçi i Aleancës Kundër Devijimit të Lumenjve tha se pala maqedonase ka avancuar me punimet për ndryshimin e rrjedhës të lumit Radika

Aristir Lumezi

Një nga protagonistët e Aleancës Kundër Devijimit të Lumenjve, Agim Doçi tha se projekti për ndryshimin e rrjedhës së lumit Radika ka përparuar, ndërsa qeverisë shqiptare nuk i është treguar projekti origjinal.

Zoti Doçi i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama që t’i thotë “Jo!” ndryshimit të rrjedhës së lumit Radika nga shteti maqedonas.

Qeveria maqedonase ka pohuar se deri në fund të qershorit pret të përfundojë studimi për projektin që do të marrë ujin nga pesë degë të Radikës për ta kaluar në ujëdhesa nëntokësore në funksion të ndërtimit të një hidrocentrali një Fushën e Lukovës.

“Projekti nuk ka argumente të forta. Kryeministri maqedonas nuk ka dërguar kopjen origjinale të projektit kryeministrit Edi Rama. Unë kam kopjen origjinale në maqedonisht. Kam projektin e kompanisë, janë vendosur tubat për devijimin e lumit Radika. Projekti, ka të dhënat se 32.7% e ujit është marrë. Radika e Madhe dhe Radika e Vogël janë dërguar tek rezervuari “Grujevski”-tha Doçi.

Ai kujtoi gjithashtu se edhe 75 për qind e lumit Vjosa është ndryshuar si rrjedhë nga Greqia për furnizimin e Liqenit të Janinës.

Duke dhënë detaje më të hollësishme për projektin e devijimit të lumit Radika, Doçi tha se për këtë është caktuar dhe një fond i konsiderueshëm për nisjen e tij:

“Në këtë projekt janë paguar 800 mijë euro. Ftoj të sensibilizohet elita e hidrologëve shqiptarë dhe të ngrihet një ekip monitorues. Kam qenë në vend dhe janë bërë punimet dhe pritet shiriti kohët e fundit. Devijimi është shkelje e rëndë e të drejtave ndërkombëtare”.

Zoti Doçi ndërkohë përshëndeti dy herë ish-kryeministrin socialist, sot deputet, Pandeli Majko që mbështet mosndryshimin e rrjedhës së Radikës:

“Majko ka thënë që jam me bashkësinë dhe kundër devijimit të lumit Radika. E vlerësoj deklaratën e Majkos. Qeveria të mos thotë që PD dha detin ne do të japim lumenjtë. Kanë thënë dhe manipulime dhe spekulime politike. Në këtë bashkësi ne nuk kemi kërkuar atë që kërkojnë të Shkupit ta fshehin të vërtetën. Ka shumë gjasa që qeverisë shqiptare të mos i jetë paraqitur një projekt”.

Ai i bëri thirrje kryeministrit Rama që t’i thotë jo devijimit të lumit Radika.

“Bëhu burrë edhe një herë dhe thuaji “Jo!” devijimit të lumit Radika. Do vijë shumë shpejt që edhe njerëzit e tij mos kenë një gotë ujë për të pirë”, tha Doçi.

2 Responses to “Doçi: Radika po kryhet, kryeministri Edi Rama t’i thotë “Jo!” projektit maqedonas”

Read below or add a comment...

  1. Plori says:

    Po sa te jene ne pushtet te gjithe do zhvasin nga pak

  2. Plori says:

    Po sa te jene ne pushtet te gjithe do bej si te duan

Comment

*