Dogana e Kosovës grumbulloi 8 milionë euro mbi projeksionet

Prishtinë, 31 gusht 2017 – Dogana e Kosovës, nëpërmjet një komunikate për media, njofton se në periudhën tetë mujore të këtij viti i ka grumbulluar 35 milionë euro më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Sipas komunikatës, Dogana e Kosovës deri më sot i ka tejkaluar projeksionet e saj për 8 milionë euro.

“Dogana e Kosovës ka vazhduar me performacën e mirë në arkëtimin e të hyrave. Sot dogana ka tejkaluar projeksionet buxhetore me afër 8 milionë euro më shumë”, thuhet në komunikatë.

“Krahasimi ne mes të viteve 2016 dhe 2017 në periudha të njëjta kohore tregon që kemi një rritje prej 5.2% më shumë, apo, shprehur në milionë, kjo është mbi 35 milionë euro më shumë. Pra, gjatë vitit 2016 dogana kishte mbledhur 678.3  milionë euro derisa në këtë periudhë janë mbledhur 713.5 milion euro”, thuhet në komunikatën e Doganës së Kosovës. (r.m.)

Comment

*