Dogana e Kosovës mblodhi mbi 1 miliard e 117 milionë euro

Prishtinë, 30 dhjetor 2017 – Dogana e Kosovës ka publikuar sot të dhënat për mbledhjen e të hyrave. Drejtuesit e Doganës së Kosovës, në një konferencë për media, kanë bërë të ditur se deri më tani janë mbledhur mbi 1 miliard e 117 milionë euro ose 65 milionë më shumë se vitin e kaluar.

Sipas të dhënave të Doganës, rritja më e madhe e të hyrave është siguruar nga taksa doganore për cigare, naftë dhe mjete motorike.

Të hyrat nga nafta kanë qenë 330 milionë euro, nga cigaret 165 milionë euro kurse nga mjetet motike 85 milionë euro.

Drejtuesit e doganës thane se rritja e të hyrave doganore tregon përkushtimin e kësaj agjencie për  realizimin e planit dhe mbushjen e buxheti. Ata e kanë theksuar se dogana ka administratë moderne, efikase dhe profesionale, e cila është e aftë të përballet me të gjitha sfidat. (r.m.)

Comment

*