Doktori me armë në spital– të vrarë dhe të plagosur në Bronx, New York

Një gjendje e jashtëzakonshme është krijuar në Lebanon Hospital, në Bronx, kur një mjek, i pushuar nga puna, Dr. Henry Bello ka qëlluar me armë zjarri duke vrarë të paktën një person si edhe veten.
Një numër njerëzish kanë mbetur gjithashtu të plagosur po nuk dihet nëse janë në rrezik për jetën.
Policia ka ndërhyrë menjëherë por gjendja e alarmit ka përfunduar kur agresori ka kthyer armën nga vetja.
Përpara vetëvrasjes, doktori i dalë mendsh kishte ngritur pusi për policët në katin e 16, pasi kishte lënë pas gjakderdhje. Dy nga personat e qëlluar ishin gra dhe njëra prej tyre mendohet se ka vdekur.
Dr. Bello që është në listë si mjek familjeje ishte i pakënaqur për pushimin nga puna prej spitalit.
Policia e shtetit dhe FBI kanë mbërritur në spital për të ndihmuar NYPD për hetimin e ngjarjes.
“Dëgjova se dy doktorë janë qëlluar me nga 20 plumba”, tha Jasmine Mercado, 24 vjeçare për një gazetë lokale.
Njerëzit vrapuan jashtë spitalit, kurse ata që nuk arritën të dilnin u fshehën në dhoma të ndryshme dhe krijuan barrikada mbas dyerve.
Një pacient që po bënte x-ray kishte marrë lajmin se një njeri i armatosur po vërtitej në spital. Ai dhe të tjerë ishin fshehur ndërkohë që policia kontrolonte çdo kat në kërkim të vrasësit.
(r.a.illyria)

Comment

*