Dokumentar në Francë për Mbretin Zog dhe Geraldinën (pamje)

Gazetari francez Frederic Miterrand ka realizuar një dokumentar mbi jetën e Mbretit shqiptar Zog e Mbretëreshës Geraldinë. Dokumentari titullohet “Trëndafili i bardhë i Tiranës” dhe përshkruan Shqipërinë dhe jetën në mërgim të Mbretit e Mbretëreshës.

Filmi u shfaq mbrëmjen e 2 janarit në televizion Arte të Francës me rastin e 90-vjetorit të Mbretërisë Shqiptare dhe ka zgjatur për 1 orë e 10 minuta. Gazetari francez, Frederic Miterrand, në këtë film ka përshkuar historinë e gruas hungarezo-amerikane që u bë e dashur për shqiptarët.

Miterrand e përshkruan Mbretin e Shqipërisë mjaft ekzotik, të rrethuar nga gjashtë motrat Zogu dhe nga një grua e rafinuar me një bukuri të natyrshme. Gjatë dokumentarit është përshkruar me hollësi njohja e Zogut me Geraldinën. Përshkruhet edhe kthimi në tokën shqiptare i Mbretëreshë Geraldinë në vitin 2002, pak kohë para se të vdiste.

shqiptarja.com

 

 

Comment

*