Dokumentet e pronave të periudhës osmane së shpejti dhe online

Pronarët që kanë një dokument pronësie nga periudha e osmanëve së shpejti mund ta gjejnë atë edhe online.

Mes dy institucioneve të Arkivave Qëndror të Shtetit shqiptar dhe atij turk është firmosur marrëveshja për sistemin online të dokumenteve dhe ky i fundit do të shërbejë edhe që dokumentet ti rezistojnë kohës.

Arkivi Qëndror i Shtetit shqiptar dhe ai turk nga sot do të kenë një sistem të përbashkët online për shkëmbimin e dokumenteve të rendësishëm.

Gjatë firmosjes së marrëveshjes së bashkëpunimit, Drejtori i Arkivit Qëndror Shqiptar Ardit Bido tha se kjo është një fazë shumë e rëndësishme, ndërsa po puohet që në sistem të jenë edhe dokumentet e pronave.

Drejtori i Arkivit Shtetëror turk, Ugur Unal, tha se grupi i mbërritur para pak kohësh në Shqipëri ka konstatuar se në të dy arkivat ka dokumente që janë të ruajtura mire, por ka edhe të tjera që kanë nevojë të restaurohen ndaj sistemi online do të ketë një rol kyç në ruajtjen e dokumenteve.

Në të dy arkivat përkatëse ruhen dokumente të rëndësishme historike dhe që kanë një vlerë të papërsëritshme.

/Oranews.tv/

Comment

*