Dokumenti sekret i UDB-së: Terrori i Rankoviqit në Kosovë dhe plani i tij për të shtypur shqiptarët

Prej vitit 1944 deri në vitin 1968 gjendja e shqiptarëve në Kosovë, ishte përkeqësuar së tepërmi nga terrori i Aleksandar Rankoviqit, i cili ishte shef i OZNA, Drejtoria e Mbrojtjes Popullore, shërbim informative i Jugosllavisë.

Në një raport dërguar komisionit, Rankoviq kërkonë dorë të hekurtë mbi shqiptarët e Kosovës, nga frika e madhe e bashkimit të tyre me Shqipërinë, shkruan FMimages.net

Rankoviq: Dorë të fortë mbi shqiptarët, përndryshe do të ketë gjakderdhje mes tyre dhe serbëve

Për veprimet politike të shqiptarëve në Kosovë, Rankoviq shkruan gjerësisht komisionit:

Për shkak të situatës specifike dhe ndikimit të Shqipërisë në popullatën shqiptare në Kosovë, është hartuar një plan gjithëpërfshirës i veprimit për të adresuar situatën në zonë. Ai ishte i njohur me planin dhe ishte dakord me KQ. Plani hyri në veprim. U mblodhën 27,000 pushkë, disa mijëra mitralozë, revole, bomba, minahedhës dhe madje edhe dy topa. Dihet se sa njerëzve në Kosovë i janë marrur armët, dhe gjithashtu është e qartë se cilat veprime janë ndërmarrë nga autoritetet e punëve të brendshme gjatë këtij aksioni. Paralelisht me veprimin tonë, inteligjenca shqiptare dëshironte që gjendja shpirtërore e popullatës të shfrytëzohej, dhe ajo e intensifikoi aktivitetin e saj, duke ekezekutuar më shumë spiunë dhe rekrutuar ushtarë në Kosovë për të krijuar një atmosferë për t’i përndjekur dhe terrorizuar ata – shkruan Rankoviq.

Ai gjithashtu përshkruan planin e tij për veprime të mëtejshme:

Unë personalisht mendoj se ne nuk duhet të jemi të butë me shqiptarët, se ata të gjithë, pak a shumë priren drejt Shqipërisë, se ata janë të ndikuar në masë të madhe prej tyre, dhe se duhet të ndiqet një politikë pa frikë , d.m.th. një politikë e duarve të forta, sepse në çdo rast tjetër pashmangshëm do të kishte gjakderdhje midis Shiptarëve nga njëra anë dhe serbëve dhe malazezëve nga ana tjetër. Vetëm një politikë e tillë në Kosovë mund të ketë sukses. Gjithëçka tjetër është e gabuar.

Më në fund, Rankoviq shkruan për demonstratat që shpërthyen në Kosovë në vitin 1968:

Duhet të ketë ndodhur sepse ndikimi i Shqipërisë dhe rrjeti i tyre është aq i madh në popullatën shqiptare në Kosovë sa që ata duan shkëputjen nga Serbia dhe bashkimin me Shqipërinë.

(Express)

One Response to “Dokumenti sekret i UDB-së: Terrori i Rankoviqit në Kosovë dhe plani i tij për të shtypur shqiptarët”

Read below or add a comment...

  1. Mala says:

    ME HABIT DUKURIA AKT U ALE TASH 20-VJECARE E SHQIPTAREVE NE kOSOVE.NUK MERRET ASNJE NIVEL,MJEDIS APO media, intelektual,analiste e publiciste me UDB-en,Krimet e saja ndaj shqipatreve, vrasjet qe gjate LNC, ndjekjet dhe ndeshkimet pas LNC,debime e shqiptareve per Turqi,Aksioni I Armeve,rrahjet masive dhe mbytjet , denime me burg shumevejcar,percjelljet e OZN-es,UDB-s te cdo shqiptari qe I shihte armiqe dhe kudershtar.Mbylljen e shkollave tetevjecare niveli nga kl.V-VIII,thuaja ne shumicen e vendbanimeve shqiptare, qe te rinjte shqiptare mos te kene mundesi per vazhdimin e shkollimit te mesem e me tej.ndejekjen dhe penalizimin e cdo tentimi qe dikush fliste apo shkruante per vlerat materiale e shpirterore shqiptare. Ndshkimi I Demonstratave te 1968, Pastaj, ndjekjet per keto demonstrate edhe me 1972,ne emer te “Letres se Titos” dhe vrasjet e 11 demonstruessve trajtimin policer dhe demimet e mbi 700 mije shqiptareve per demonstrate te 1981,1989 e deri te ndjekja e veprimtareve te subjektetve partiake LDK-se dhe disa partive politike shqiptare te tjera, edhe pse te regjistruara ne Minsitrine federative (te Kambovski).Por.shypi,publicistet,shkrimatret madje edhe disa veprimtare partiak e shteteror,nuk shkruajne e nu k flasin per gjitha keto,Por, kudo e kurdo shkruajne,flasin e publikojbne per krimet e “diktatorit” dhe “dikatures”sic e quajme vetem ne shqiptaret kohen e komunizmit dhe drejtuuesin komunist Enver Hoxhen.

Comment

*