Doli libri “Kosovo – from ‘Naçertanie’ to Independence (1844-2008)”

Prishtinë, 8 maj 2018 – Këto ditë ka dalë nga shtypi libri i Jahja Llukës në gjuhën angleze “Kosovo – from ‘Naçertanie’ to Independence (1844-2008)”.

Libri është një kontribut i rëndësishëm historiografik, i cili hedh dritë mbi strategjinë e serbëve për asgjësimin e shqiptarëve, por edhe mbi qëndresën e shqiptarëve ndaj aspiratave të serbëve për shtrirjen e Serbisë në territoret shquiptare.

Prof. Dr.Irna Peshkepia – Dobi, recensente e librit “Kosovo – from ‘Naçertanie’ to Independence (1844-2008)” e konsideron këtë si një libër të formatit akademik.

“Vështirimi i ri teorik që sjell autori, Jahja Lluka, është një risi në fushën e historisë dhe në atë të marrëdhënieve ndëkombëtare. Autori vjen me fakte të reja në këtë botim, duke na pasqyruar në detaje situata dhe ngjarje të historisë s’ë Kosovës, duke ilustruar gjithë strategjinë serbe ndër vite, për asgjësimin e shqiptarëve në Ballkan dhe na vendosë përpara një panorame shumë dinjitoze të qëndrimit dhe mbijetesës shqiptare kundrejt hordhive serbe”, shkruan Peshkepia – Dobi.

“Baza e konfliktit shqiptaro -serb qëndron në mitizimin e historisë s’ë Serbisë, sipas s’ë cilës, çdo territor ku ka kisha e manastire serbe, është dhe duhet të jetë territor i Serbisë. Shkak i këtij konflikti është, gjithashtu,miti nacionalist serb i viktimizimit, i cili prodhon deduksionin se ‘serbët fitojnë në luftë dhe humbasin tokë në paqe’. Ky mit hipotetik nacionalist e ka zanafillën e ushqyerjes tek popullata serbe, hierarkia e Kishës Ortodokse të Serbisë të cilët e thelluan ketë konflikt për shekuj me radhë”, shkruan më tutje ajo.

Prof. Dr.Irna Peshkepia – Dobi thekson se libri “Kosovo – from ‘Naçertanie’ to Independence (1844-2008)” është me interes për historianët e studiuesit sepse sjell fakte dhe argumente historike.

“Zhvillimet në Kosovë dhe konflikti i saj me Serbinë, kanë qenë dhe mbeten prioritet i shumë studiuesve, por risia e këtij libri qëndron pikërisht në faktet dhe argumentet historiko-politike. Në këtë studim, marrëdhëniet dhe konfliktet ndëretinike mes serbëve dhe shqiptarëve vëzhgohen edhe në prizmin e marrëdhënieve ndërkombëtare”, thekson recensentja e librit Prof. Dr.Irna Peshkepia – Dobi. (r.m.)

Comment

*