Doli në shitje albumi “United State of Albania” i MC Kresha dhe Lyrical Son

Albumi i shumëpritur “United State of Albania” tashmë është në shitje, raporton Kultplus.

Në shtetet perëndimore albumi do të jetë në shitje në platformat iTunes dhe Spotify, kurse në Kosovë albumi mund të blihet në web faqen zyrtare, PINT.al, Me t’u qasur në ueb faqen PINT.al, do të gjeni listën e këngëve dhe kopertinën e albumit.

Albumi, i cili kushton 5 eurosh, është CD e kualitetit shumë të lartë.

Ky album është edhe një simbolikë e traditës dhe kultit të hip hopit dhe si një retrospektivë e kohës së vjetër, kur albumet kishin kuptim tjetër si CD. (r.m.)

Comment

*