Donald Lu: I skandalizuar me sistemin e drejëtsisë në Shqipëri

Tiranë, 13 shtator 2018 – Ambasadori amerikan Donald Lu, në intervistën e fundit si përfaqësues i SHBA-ve në Tiranë, tha se është i skandalizuar që prej dy vitesh nuk arrestohet Klement Balili, ndërsa Lul Berisha lirohet para kohe nga burgu.

”Unë, për vete, jam i skandalizuar që edhe dy vjet e gjysmë prej se qeveria greke nxori urdhër-arrestin, ende nuk e kemi kapur Klement Balilin. Jam i skandalizuar që Lul Berisha lirohet herët nga burgu dhe që mund të ecë i lirë nëpër rrugët e Durrësit. Dhe jam i skandalizuar që këtë javë, në  gjyqin e Shullazit, vetë Shullazi ka kërcënuar gjykatës dhe prokurorë, aq sa prokurorët as nuk shkojnë në gjyq.  Si ka mundësi që ky vend të ecë përpara kur ndodhin këto gjëra? E di që Fatmir Xhafaj dhe Arta Marku dhe Ardi Veliu do të gjykohen mbi faktin nëse do të jenë të aftë t’i vënë këta kriminelë pas hekurave”, u shpreh ambasadori Lu, citon Ora News.tv. (r.m.)

Comment

*