Donald Trump e miraton anëtarësimin e Malit të Zi në NATO

Uashington, 11 prill 2017 – Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka nënshkruar protokollin e pranimit të Malit të Zi në NATO, konfirmoi Shtëpia e Bardhë.

Nënshkrimi vjen pak ditë pasi Senati amerikan e ratifikoi protokollin me shumicë votash.

“NATO është kyçe për paqen dhe sigurinë në kontinentin evropian”, tha përmes një deklarate Shtëpia e Bardhë, duke shtuar se anëtarësimi i Malit të Zi do të sinjalizojë për aspiruesit e tjerë se “dera për anëtarësim në komunitetin euro-atlantik mbetet e hapur”.

“Presidenti Trump uron popullin malazez për fleksibilitetin dhe angazhimin e dëshmuar ndaj vlerave demokratike të NATO-s”, thuhet në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë.

Pas nënshkrimit të protokollit për Malin e Zi nga presidenti Trump, mbetet që këtë procedurë të verfikimit ta përmbyllin edhe Spanja dhe Holanda.

Zyrtarët malazezë presin që Mali i Zi të bëhet anëtar i barabartë i NATO-s në fund të majit apo fillim të qershorit. (REL)

One Response to “Donald Trump e miraton anëtarësimin e Malit të Zi në NATO”

Read below or add a comment...

  1. Halil Preniqi says:

    FRYMA ATLANTIKE

    Regjimi i egër
    Lëkundët e tundët
    Në ujra të zeza
    Gjithnjë po futët
    Kali i Trojës – Rusi
    Quku i vogël Serbi
    Otomani –
    Sulltan Erdogani
    Endrrojnë
    Adriatikun
    Fryma atlantike
    Arriti si era
    Na dhuroi shpresa
    Erdhi si pranvera
    Një shkëndijë hyjnore
    Nga lart na erdhi
    Për ne fe dhe Zot
    Eshtë dhe do të jetë
    Gjithmonë Amerika.

    Nga Halil Preniqi Kosovë

Comment

*