Donald Trump tregon vetëpërmbatje – Hillary Clinton fiton debatin e parë

Ruben Avxhiu

Ruben Avxhiu

Beteja e parë dëshmoi epërsinë e përgatitjes përballë natyrshmërisë, të përgjigjeve të stërvitura përballë batutave të çastit

 

Debati i parë presidencial mes Hillary Clinton dhe Donald Trump ka përfunduar me fitoren e kandidates demokrate.
Po vështirë të thuhet se njerëzit do të ndryshojnë mendim apo do të pushojnë së qeni të pavendosur për shkak të këtij debati.
Madje, pjesa e parë e debatit mund të thuhet se pati Donald Trump si fitues, nëse bazohesh në të dhënat e mbledhura nga reagimet e të pavarurve në grupet e testimit. Sidomos fjalët e tij kundër politikanëve në përgjithësi, kundër Hillary Clinton që sipas tij po përsëriste gjëra që janë thënë për 30 vjet me radhë pa bërë asnjë ndryshim të gjitha reflektuan pozitvisht me publikun.
Por Hillary Clinton kishte ardhur shumë më e përgatitur në debat. Në fakt, ekipi i kandidatit republikan e kishte nënvizuar faktin se ai refuzonte të përgatitej. Përgatitja është shpesh metodologji për hilet e debatimit dhe ai është shprehur se beson në përgjigjet e tij të natyrshme e të pastisura.
Pas debatit, të sotëm, ai mbase duhet ta rishikojë këtë pikëpamje.
Hillary Clinton erdhi duke u përmirësuar me shpejtësi. Pjesë e suksesit ishin padyshim disa batuta të parapërgatitura që tingëlluan bukur gjatë debatit, si dhe aftësia e saj për ta bërë rivalin e saj nervoz. Trump ishte shpesh i nervozuar dhe rrëshqiti disa herë në ngritje të zërit dhe të folur të shpejtë që lënë përshtypje negative te telespektatorët.
Ish-Sekretarja e Shtetit madje tha edhe një batutë për vetë përgatitjen. Duke bërë sikur nuk kuptoi një shpoti të Trump për sëmurjen e saj, ai i tha: “e di që tallesh me mua se jam përgatitur për debat. Por po të them se jo vetëm që jam përgatitur për debat, po jam përgatitur mirë edhe që të bëhem Presidente e këtij vendi”.
Sulmet nga Hillary Clinton ishin të llogaritura mirë për të prekur segmente e ndryshme të elektoratit. Ajo u ndal me detaje te profesionet që kishin kontraktorët të cilëve Trump refuzoi t’i paguante në Atlantic City. Ishte një sinjal për biznesin e vogël.
Ajo i kujtoi se si ishte hedhur në gjyq dhe kishte humbur nga federalët për shkak të diskriminimit racor në dhënien e apartamenteve me qira, një sinjal për votuesit afrikano-amerikanë.
I përmendi ish-Miss Universe, një hispanike, e cila thotë se Trump e thërriste “Zonja Pastruese e Shtëpisë”, për shkak të prejardhjes së saj hispanike. “Ajo ka një emër, Alicia Machado. Është tashmë qytetre amerikane dhe do të votojë këtë vit për herë të parë”, tha Clinton. Goditja kishte në shënjestër votueset gra dhe latino-amerikanët.
Ndryshe nga ajo, sulmet e Donald Trump ishin në ajër. Të pamenduara mirë, reagime të çastit dhe shfryrje inati. Kjo sjellje në debate mund të ketë sukses, por mund edhe të të ndëshkojë. Në fakt, ai eci mirë fillimisht, por filloi të nervozohej e të humbte durimin me kalimin e kohës.
Një tërheqje hundësh e vazhdueshme ia bëri akoma edhe më të vështirë debatimin.
Trump ia kujtoi Hillary Clinton se kishte thënë dikur për afrikano-amerikanët e përzjerë në krime se ishin supergrabitqarë, apo se kishte fshirë për të fshehur 30 mijë mesazhe me e-mail, apo se kishte lejuar që ISIS të krijohej e të forcohej kur ajo ishte Sekretare e Shtetit.
Po përgjigjet nga Clinton ishin të formuluara me kujdes për efekt maksimal.
Duke numëruar arsyet e mundshme se pse Trump nuk pranon të tregojë dokumentet e taksave, ajo e preku aty ku ishte e sigurtë se do ta nervozonte.
“Mbase nuk është aq i pasur sa mburret që është”, tha ajo. “Mbase ka frikë se i del sesa pak ka dhënë për bamirësi”.
Ajo hamendësoi që Trump mund të jetë i mbytur në borxhe te Wall Street ose nga bankat e huaja. (Sinjal këtu për lidhjet me Rusinë).
Clinton pastaj vijoi me pjesën e përgatitur mirë, se mbase nuk dëshiron që të shohim se si nuk ka paguar asnjëherë taksa. “Se ka dhënë zero për ushtarët tanë, zero për shkollat tona, zero për shërbimet për të cilat ka aq shumë nevojë ky vend”.
Kandidati republikan nuk përmbahej më, po debati kishte hyrë aty ku donte Clinton.
“Po t’i kisha paguar do t’i kishit shpërdoruar edhe ato si bëni me të gjitha fondet në qeveri”, tha ai, duke shkrepur teorinë në rrjetet sociale se sapo kishte pranuar në televizion se nuk ka paguar vërtet asnjëherë taksa.

Donald Trump speaks as Hillary Clinton listens. REUTERS/Rick Wilking

Donald Trump speaks as Hillary Clinton listens. REUTERS/Rick Wilking

Trump la përshtypje të mira në disa drejtime. Ndryshe nga retorika e tij në mitingjet zgjedhore dhe në Tuitër, ku i referohet rivales së tij si Hillary Hajdutja, ai e trajtoi me respekt duke iu drejtuar gjatë debatit si Sekretarja Clinton, si është protokolli për dikë që ka qenë Sekretare e Shtetit.
Kandidati republikan gjithashtu tha se ishte menduar mirë dhe në fund vendosi të mos i thoshte disa fjalë të rënda për Hillary Clinton dhe familjen e saj. Nënkuptimi ishte i qartë. Ai ka përmendur rregullisht më parë historitë e marrëdhënieve jashtëmartesore të ish-Presidentit Bill Clinton duke e akuzuar si përdhunues dhe Hillary Clinton si ndihmuese në përdhunim dhe mbyllje gojën të viktimave. Garat presidenciale amerikane nuk kanë njohur nivele kaq banale ndonjëherë në kohën moderne. Trump ishte përgatitur të bënte diçka të ngjashme në debat, por në fund për fatin e mirë të civilizimit në politikën amerikane ka hequr dorë. (Disa komentues thanë se edhe vetëlavdërimi për heqjen dorë ishte pa vend.)
Në mbyllje të debatit ishte Trump që bëri surprizën e fundit. I pyetur nga moderatori nëse do të pranonin humbjen në zgjedhje nëse ndodhte, Trump tha se do ta mbështeste tërësisht Hillary Clinton si presidente. Për një kandidat që dyshohet dhe akuzohet se po përhap mungesë besimi në sistemin zgjedhor të vendit, kjo ishte një lëvizje shumë pozitive.
Duke u bazuar në reagimet në internet, mbështetësit e Hillary Clinton ishin pala më e lumtur pas mbarimit të këtij debati. Po fjalia më përshkruese e dyelit ndoshta ishte ajo e gazetarit Frank Lutz: “Trump është më i mirë në paraqitjen e problemeve, Clinton në ofrimin e zgjidhjeve”. Në fund, njerëzit do të vendosin nëse do të duan presidentin që është shqipton më mirë frustrimin e tyre, apo atë që ofron përgjigje të detajuara të zgjidhjeve që ofron. Kjo e dyta duket si alternativa më e mirë, po njerëzit shpesh votojnë me instikt që është karakteristika më e vështirë për t’u parashikuar. (Ruben Avxhiu)

Kush duhet të fitojë zgjedhjet presidenciale në SHBA?

  • Hillary Clinton (74%)
  • Donald Trump (18%)
  • Dikush tjetër (6%)
  • Nuk më intereson/Nuk e di (2%)

Loading ... Loading ...

(L-R), Democratic National Committee Chair Donna Brazile, businessman Vernon Jordan, former President Bill Clinton and Chelsea Clinton watch the first presidential debate. REUTERS/Pool

(L-R), Democratic National Committee Chair Donna Brazile, businessman Vernon Jordan, former President Bill Clinton and Chelsea Clinton watch the first presidential debate. REUTERS/Pool

Republican presidential nominee Donald Trump (2ndL) stands with Trump family members after the first presidential debate at Hofstra University in Hempstead, New York, September 26, 2016. REUTERS/Mike Segar

Republican presidential nominee Donald Trump (2ndL) stands with Trump family members after the first presidential debate at Hofstra University in Hempstead, New York, September 26, 2016. REUTERS/Mike Segar

2 Responses to “Donald Trump tregon vetëpërmbatje – Hillary Clinton fiton debatin e parë”

Read below or add a comment...

  1. Lek Gjoka says:

    Debati ishte i forte por mbreselenes.Vertete po të lexosh online Donald Trump ka shumë përkrahes.Zonja Klinton ka shumë eksperience në politike dhe si çdo politikan e ka shumë me te lehtë të genjeje por populli amerikan nuk e harron dot anen e erret të saj dhe familjes Klinton.Nuk besoj se ky debat do të ndikoje aq shumë në votime.Donald Trump besoj dhe e meriton te jete presidenti i ardhshem

  2. Sali Ramadani says:

    Sali Ramadani-Uskana

    KUSH MUND DHE DUHET TE FITOJE NE ZGJEDHJE NE SHBA?!

    -Ex(de facto)Deputeti i Popullt shqiptar…,pas debatit te pare televiz,edhe metej menton
    -Iu propzoj te gjithe shqiptareve,sidomos te SHBA-ve,te mos shpejtojme!
    – Sepse,eshte ende heret..
    -Me mire te mendojme dhe te veprojme,se sa te percaktohemi para kohe!
    – Qytetaret,si te Amerikes,ashtu edhe te dy shteteve me shumjice shqiptare,ne te treten kushtumisht dhe ende te pakonfirmuar zyrarisht…(Shqiperiza jone e Dashur,Republika e Kosoves Martire,Iririka nen okupimin e FYROM-it sllavo.m.
    -Sikurse edhe te shqipare nen tri shtete tjera,fillimisht,me pakice te kushtezuar…Cameri,me Preveze e Greqi,
    – Ne ca te tjera.me miliona shqiptare poashtu paster dhe te ruajtur,diskutapile,te asimiliuar…-nen Turqi
    -Shqiptaret shume te ngritur nen Kalabri e Siqeli,por edhe gjetiu…
    -Shqiptaret neper Bote dhe neprer Bote…
    – Ne radhe te pare Shqiptaro-Amerikaneve shume te respektuar…
    – Ne menyre te vecante kane nje rol Historik,sidomos ne keto zgjedhje ne SHBA-te……
    – Ata kane afinitet,ngritje prefofesionale,zhvillim te larte ekonomik…
    – Ata veproone me mend dhe me vend,jo si te perqare,por me vetedije te plote konform interevave te tyre…
    – Ata rendome,pa i devinuar te gjitha zgjedhjet me numra…
    -Logjikisht,sipas qendrimin tim,prsonal,por jo vetem aq,..,
    -Kesja radhe kane nje rol te vecante historik…
    – Kemi shkruar brenda ca mujave se paku dy here,me gjeresisht,ne me shume media te shkruara dhe eletronike…
    – Nuk ia kemi mbajtuir anen asnjeres parti,per arsyera parimore…
    – Qytetaret e rendome kane te drejte te percaktohen sipas njohuri personale,intersave,qendrimeve…
    – Kur shqiptaro-amerikanet votojne per njerin ose tjeteri kandidat,fundi iu del,jo si perqarje,por si percaktim programor…
    -Here Presideneti,sado qe te mos percaktohet,i perkrah kandidatet te cilet, dihen se i kane qelluartuar (sic?!)
    – Keshtu mund te ndodhe edhe kesaj radhe…
    -Fillimisht,mund te mos percaktohen,mendoj une,deri ne ditet e nundit…
    – Sic e kemi thene deri sa te analizohen holle e mire,sidomos sa iu perket problemeve te shqiptareve…
    -Keshtu shqiptaro-amerikanet,rendome, kane vepruar mire,pa u percaktuar paraprakisht,hiq perjashtimet, sepse…
    – Kjo vlen edhe per qytetaret e rendome dhe idhtaret e tyre…
    – Ngjajshem mund dhe duhet te verpone edhe shqigtaret jashte SHBA-ve…
    -Por keshtu nuk duhet te percaktohen funkcioneret me te larte te dy-tri shteteve me te medha me shqiptare,ne tri me me pak shqiptar,sikurse edhe Mergata e Diaspora e shteteve te ndyrshme,jashte SHBA-ve…
    – Ata duhet te kene kujdes,,,
    -Sepse,kane gabuar me shume funkcionare shqiptare qe jane percaktuar,fillimisht per njerin kanditat ne baze te percaktimeve te parakohshme,sepse po9te fitoje tjetri,kjo shkon ne dem te shqiptareve…
    – Vetem politikanet me funkcione percaktohen per kanditate te caktuar…
    -Kjo eshte papjekuri dhe kjo mund te iu kushotje shume shtrejte…
    – Duke qene se autori, gjate gjithe jeles,sidhe shume sish,te njohur ose te panjohur,nuk jemi percaktuar ende…
    Bile edhe diten e fundit,sepse nuk deshirojme te gabojme dhe nuk do te gabojme,ju garantojme…
    Edhe autori e pa mendimin e vete personal,por fiilimisht te barapabrte: 50:50 ?!
    – E kemi publikuar edhe ne ca raste tjera:duhet marreveshje,konsultim,informacione…
    -Me kolege[t e mije gazetare,ne radhe te pare te SHBA-ve…
    – Do te percaktoemi bashke me ta,bile pas tyre,pas bisedave te nivelit me te larte shkencor…
    – Kemi propozuar,ne nuk mund te koketojme drejperserdrejti,per shkak te kohes,deshires,mirekupetimit…
    -Kjo vlen edhe per shqptaro-amerkanet e te dy “taboreve kundershtare…
    -Ne radhe te pare per koleget e mije,hiq perjashtimet,shume te respektuar shqiptare,me rreth 5 sish kam bashkepunuar,bashkepunoj dhe shpresoj se do te bashkepunojme,por duhet konkretizuar…
    -Propozimi edhe i po aq personaliteteve me me renome shqiptaro-amerkane,sepse kemi edhe nje detyre shume kruciale per botimin e nje gazete,reviste,televizioni…ne nje ose me shume kryeqendra shqiptare,me pare ose me pas edhe ne Mergate dhe Dispore Shqiptarare,ne te gjitha vendet,fillimisht ne SHBA…
    – Ne te njejten kohe edhe per tu konsultuar se per cilin kunderkanddidat kesaj radhe te percaktohemi dhe vendosim bashkarisht,per kete projekt jetik,bile jemi vonuar dhe eshte koha e fundit ta reaklizojme,duke kontaktuar URGJENTISHT,me se paku me dy gazetare-portale,me te cilet autorti boton me se shumti ne Shkup dhe Prtshtine,por poashtu edhe ne Tirane,Presheve,Atine,Ulqin,shumica e te cileve i kane edhe adresat personale te autorit,por ben edhe ne menyra tjera,sepse autori eshte shume transparent ne cdo kohe dhe vend…
    – Pse themi keshtu…
    -Me ndihmen e mediave te theksuara,faktore tjere,sidomos te aryre te SHBA-ve,me koleget dhe miqte e mije,bashkerisht me ju,pervec detyrave profesionale,per t’i thenmeluar nje ose nga nje mjet informativ ne cdo qender shqiptare…
    -Filimisht dhe UREGJRENTISHT duhet ye vendosim bashkerisht se per cilin kunderkanditat duhet te percaktohe shqptoaret,simodos ata te SHBA-ve?!
    -Pse?..
    -Sepse?
    – Roli yne,koleget e mije.,me ju qe te gjithe,per shkak te pervojes se madhe jetesore…
    Duke u marre,me shume koleke te njohur dhe te panjonjur,ne menyre profesjnale dekade ma radhe per dhe rreth ceshtjes kombeartes,duhet te VENDOSIM bashkerisht:
    -Cili kunderkandidat,kesaj radhe te percajtohen per here te pare,iu konvenon shqiptareve?
    – Nga kujdesi dhe mospercaktimi i autorit,edhe sot e kesaj dite,as pas debatit te dy kunderkandidateve:fifti-fifti”
    – Duhet bashkerisht te vendosim: cili kunderkandidat eshte me i pershtatshem…
    Cili kundrkandidate do te percaktojheshte qe te na ndihmoje neve shqiopare ne te gjitha trojeve etnike?
    -Pra,ta konkretiojme,duke mbetur midis dy takorreve deri ne takimin tone te perbashket ne Shkup,ose Prishtine,fillimisht…
    – Edhe me konkretisht:
    – Ne se do te zhgjidhet ceshtje shqiptare,sic e mendojme ne demokratet e vertete,por edhe SHQIPTATRE e VERTETE,ne baza paqesore,ose…
    – Ne baza luftarake,per faq te keq dhe te kushtezuar,te determinuara,eventualisht,ne instancen e fundit…
    – Pra,ne shqiptaret duhet te iu drejtohemi te dyj kunderkandidateve,se…
    – Fillmisht qe te dy,sikurse edhe ne demokratet e VERTTEE jemi percaktuar per zgjdihje te te gjitha problemeve ne baza paqesore,sic do te ishte me e logjjkshme,me me vend,me me mend…
    -daneze”,sic do te thoshte Shekspiri ne “Hamletin” e madh?!
    -Atehere,si do ta ndienim veten ne shqiptaret…
    -Por shtrohe pyetje se cka mund te bejme me keto prerogativa ne shqiptaret…
    – Por,pa mendje madhesi,pa megalomani,pa e humbur modestine…
    -Shqiptaret kane pasur,kane dhe do te kene figura madheshtore,shumica e te cileve ende nuk dihen sa duhet ne radhe te pare per shkak te modestise se tyre,shpeshhere te tepruar…
    – Autori mendon,me modestine e madhe,se vete nje shtet ne bote mund te kete personaltete me shume shqitare me te menqur!…
    -Jugarantoj se shqitaret jane ne vendin e dyte,qe kjo,per shkak te diversitetit te madh,nuk eshte amerika,edhepse ajo eshte nje nder ato shtete..
    – Ne takimin e pare do ta konktetizojme edhe kete emer,duke shkpresuar se edhe e dini shumica e juaj!
    – Pa e humbur mestine,per bri asaj,kush le te mendoj se do ta gjeje,edhepse krahasimet historike nuk jane vlere reale,sepse kush ka afinitete krofesionale kjo eshte ceshtje e historise,por…
    – Dy kunderkandidate te SHBA-ve jane figurat me te aftta,me te pergatitiura dhe sume te nivelizuara,bile,sikur te ishin ne nje parti politike,do te duhej te ishte njeri-kryetar,tjetri nenkryetar,me short,nga nje,dy,tri kater vite ose dy mandate radhazi…
    – Megjatheate,une diten e pare te takimit do te jua kokretizoj,besoj deri ne rreth 100,por me njehere se paku 10 shqitare,jo per shkak te megalomanise,as te nencmimit,shqiptaret e sotem i kane shume me teper,por eshte gjenerale,ndersa rreth 100-1.000 sish vetem per ato shqiptare (sic)…
    – Ju te gjithe keni nga nje profesinn ose me shume sish,apo edhe afintete…
    -Ex (de facto)Deputeti i Popullit Shqiptar,me bashkepunetoret,ndofta une jam i fundit (sic?!)),si ralle kush tere jeten merremi ne radhe te pare me angazhime profesinale kombetare…
    – Padyshim,psh.me duhet ta konktetizoj,se per ilustrim,te mikut tim shume te nderyar Adem Demacit,te cilit,perbri pervojes se madhe te 30 viteve ne burg,ka qene i izoluar,i anatemuaruar,pa kontakte qe te meorej me ceshtjen kombetare,ose shoket e mije dhe une,te cilet,kemi qene shume me pak,ose aspak te burgosour,por tere jeten jemi marre,merreshmi dhe do te merreshim me ceshtjen kombetare…
    -Te tille njohim mjaft edhe personalisht,por ata nuk jane me milione,me qindra-mijera,por ne shume te kufizuar. te themi te nivelit me te larte rreth 100-1.000 sish,te cilet edhe mund t’i konkretizojme dhe po ju garantojme se nuk mund te na afrohet,j vetem per ceshtjen kombetare,por edhe per ato universale (pa e humbur modestine).
    -Prandaj,poashtu ,tejet shkurtmisht,ta konkrtetizojme:
    -Reagoni sa me shpej, te behet nje takim,ne rradhe te pare me koleget e mije gazetare.por edhe ,me kreret me te njohur shqiptare,te te gjiha trojeve dhe diaspores se madhe,ne radhe te pare Shqiptaro-Amerikanet,pa implikime thjeshte politke,sepse politikanet na kane sjlele deri ne kete deregje dhe ata ose duhe te ndrushohen,hiq perjashtimet,ose te pasifizohen,te mos themi edhe te denohen,per vec atyre te cilet, eventualisht,kane bere krime,qe me kete rast nuk eshte detyra jone,por e orgaheve gjyqesore…
    -Pranad,angazhimi yne do te jete jo vetem ne bashkeveprim me shqitaret,por edhe me demokratet tjere,fillimisnt amerikane,sepse kemi orientime,pervoje,afinitet deshire…qe ta japim rolin tone se per cilin kryekandidate duhet te percaktohemi dhe votojme ne shqiparet:
    – Per njerin ose tjetrin kandidat,te cilet kane gallime,perbri qendrimke edhe te peraferta,por ne dy diagonale te kunderta:
    – Njeri ne baza paqsore, do te percaktohemi edhe ne demokratet,
    -Tjetri ne ato me radfkale,ose edhe luftrake,po te vjen me e keqja,per te cilet,rreth 100-1000 personalitete me te njohura shqiptare,jemi percatuar,bile edhe te gatsheme per te gjitha sfiqat e mundeshme, duke u percaktiuar sa me snhpejte,si rrufeja, ne rast te agresionit,te jemi adekuat,sepse,jemi te gathshem ta fitojme edhe paqjen,por edhe luften,mo zot,po te na imponohet…(sic?!)
    Prandaj,pas nje takmi vellazeror,me personalitete me te njobura shqiptare,fiilkimisht,kontakimi me 10-30-50-100 gazeta,me te cilet kame bashkepunuar dekade dhe vite me radhe duhet ta luajme rolin tone avangard per te mirem,per me te nevojsmem,per me te pjekuren…
    -Qote,fillimisht per zgjedhjen paqepore te te gjithe shqiptareve,qofte,per fat te keq dhe me bashkepunim,ne radhe te pare te SHBA-ve dhe kandidatit fitues:
    -Tek e fundit, dhe per fat te keq edhe ne baza luftakke,me me shume viktima,por,sidhe rendome,ne te gjitha trojet dhe ne diasporen e madhe shumemilionshe shqiptare,kesaj radhe,si,kurre ne jete,te mendojme me mend dhe me vend:
    Fitorja perfundimtare do te jete e shqiptareve dhe personalitete me me vlera boterore!
    Pra,shpejtoni dhe angazhoheni me shpetesi te madhe,sepse koha nuk na pret,qofte nga shume e deshiruar paqesore,qofte edhe ajo me e keqja,sidhe rendome,ne se na imponohet!

    Me pershendetje gjithekombetare shqiptare:

    I Juaji i te gjithe atyre te cilet e meriojne:

    SALI RAMADANI

    (ish-Kercova, e anashkaluar,e neperkemebur,e tradhtuar…,me ca shpresa te fundir per ringjallje,pertrirje,ndryshime…)

    PS: Lexoni,perktheni dhe percjellni ne te gjitha mediat e shkruara dhe elektronike shqiptare dhe boterore,si ARTIKULL<ose edhe si art.-koment per shkak te pengesave te njohura te 33 shteteve mafioze te FYROM-it sllavo-m.dhe shqiptarucave mjerana ne zhberje e siper…

Comment

*