Dr.Edvin Prifti u bë antar i bordit të “Minerva Cardioangiologica”

Shefi i kardiokirurgjise ne QSUT dr.Edvin Prifti perpara festave te fundviti moti nje lajm me rendesi per tere kardiokirurgjine e shqiptareve nga nje prej revistave shkencore me te rendesishme italiane dhe europiane

Denion Ndrenika

Pikerisht MINERVA CARDIOANGIOLOGICA e themeluar ne vitin 1953 ne ITALI, e nderoi dr.Priftin dhe shqiptarine duke e bere anetar te Bordit te saj Editorial se bashku me shume eminenca italiane ne fushen e semundjeve kardiovaskolare.

“Per mua eshte hera e pare qe nje reviste shkencore italiane me propozoi dhe me pas me anetaresoi ne Bordin e saj Editorial, qe eshte edhe pjesa me e rendesishme e nje reviste shkencore. Pavaresisht prezences sime ne shume Borde Editoriale dhe revizionuese ne revistat nderkombetare dhe amerikane, per mua ishte nje kenaqesi e vecante qe kjo ndodhi edhe ne vendin ku me mesoi profesionin dhe jo vetem”- komentoi dr.Prifti ne profilin e tij ne facebook.

Dr.Prifti shton se antaresimi ne kete bord eshte nje tregues qe ndjenja pro shqiptare ne nje vend si Italia eshte prezente dhe tashme eshte totalisht e kunderta e asaj qe ne u ndeshem 25 vjet me pare.

‘Mbase eshte nje tregues sado i vogel qe fryma raciste, antidemokratike dhe aspak tolerante qe fiton votat me shumice ne vende si Anglia dhe US, do ta kete jeten shume te shkurter dhe personazhe sikur “bardhoshet albine” nuk jane domosdoshmerisht me te zgjuarit dhe me superioret ne kete planet qe na takon te gjitheve, dhe shpejt do te zevendesohen nga De Gaulet, Adenauret dhe De Gasper te rinj te cilet do te mund te shpalosin nje te ardhme shume me te mire per kontinentin tone. Do t’u lutesha te gjithe kolegeve te mi, te cilet mund te japin kontributin e tyre shkencor ne kete reviste qe te iniciojne procesin dhe do gjejne tek mua mbeshtetjen maksimale”-shkruan dr.Prifti.

Comment

*