Dr. kardiokirurg Prifti: “Tirana 1″ technique” për “best award” në Cancun

Shefi i Pavionit të Kardiokirurgjisë në QSUT “Nënë Tereza” në Tiranë, dr.Edvin Prifti thotë se kjo teknikë është alternativë e operacionit të famshëm “Bentall – De Bono”

Denion Ndrenika

Një teknikë e re kirurgjikale e ideuar dhe e aplikuar për herë të parë në Shqipëri është nominuar si “Tirana 1” technique” për trajtimin e aneurizmës së aortës ascendente (aortic root replacement) nga kardiokirurgët në Tiranë.

Doktor Edvin Prifti, shefi i Pavionit të Kardiokirurgjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë thotë se kjo teknikë është një alternativë e operacionit të famshëm “Bentall – De Bono”.

Por, doktor Prifti (foto) thekson se kjo teknikë gjithashtu është një nga interventet me komplekse dhe që është nominuar tashmë si një “best award” në Kongresin e Përbashkët të Society of Thoracic Surgery (STS dhe European Association of Cardio-Thoracic Surgery (EACTS) në Cancun, Meksikë.

“Dëshiroja që emri i qyteti im i lindjes të kishte një dhuratë sado modeste prej meje. Përfshirja e kësaj teknike në armamentariumin kirurgjikal është një arritje jo vetëm personale, por e të gjithë ne, mjekëve shqiptare që sot përballemi me sfidat më të rënda dhe me absurdet në vendin tonë”-shkruan doktor Prifti.

Kardikirurgu më i njohur në vend, thekson sakaq se të gjithë kolegët “kirurgë e dinë çdo të thotë të ideosh një teknikë të re kirurgjikale, por jo të tjerët”.

“Do të doja të falenderoja të gjithë mësuesit e mi që më trajnuan deri në atë pikë sa të mendojmë dhe të ideojmë kufinj të rinj të profesionit tonë”-vijon doktor Prifti.

Ai falenderon dr. Earta Gega që thekson se ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në mbledhjen e të dhënave dhe në prezantimin përkatës.

“Uroj që kjo të ndiqet nga shumë gjëra të tjera të reja, pozitive dhe të mira që ne mund të bëjmë dhe duhet të bëjmë në të ardhmen. “Tirana 2” technique” është një teknike e re që ka gjetur rrugën e aplikimit dhe po testohet, por kjo do t’i përkasë një informacioni në të ardhmen”-përfundon doktor Prifti postimin në profilin e tij në rrjeton shoqëror “facebook”.

Comment

*