Dr. Kim Drasa: Pesticidet në ushqime dëmtojnë fertilitetin femëror

Pesticidet në ushqime dëmtojnë fertilitetin femëror. Jo vetëm kaq, por ato janë edhe rrezik i shtuar për deformimet e lindura si edhe për vdekshmërinë foshnjore.

Duke iu referuar të dhënave studimore, prof. dr. Kim Drasa thotë se gratë, të cilat duan të mbesin shtatzënë dhe njëkohësisht të lindin fëmijë të shëndetshëm, duhet të jenë dy herë më tepër vigjilente për të dalluar ushqimet pa pesticide.

Bazuar mbi tri programet e të dhënave mbi llojet e pesticideve në USA, shkalla e kontaminimit me pesticide ndahet në e ulët deri në 0 për bizelen, qepen, misrin dhe lëngun e portokallit; deri në 6 për spinaqin, luleshtrydhen dhe specat. Kurse me bananet shkon deri në nivelin 3. Artikujt me një kufi deri 4 ose më shumë konsiderohen si ushqimet me mbetje të lartë pesticidesh. Ndërsa ato me kufirin më pak se 4, konsiderohen si ushqime me mbetje të ulët pesticidesh. Mbi të gjitha, nga këto 36 ushqimet më të përdorura 22 klasifikohen me kontaminim të ulët dhe 14 me kontaminim të lartë.

Çfarë rreziku mund të shkaktojë kryesisht te gratë konsumimi i frutave dhe zarzavateve me pesticide?

Çdo ditë dëgjojmë të flitet për ngarkesën e tepruar me pesticide të frutave dhe zarzavateve mbi normat e caktuara nga BE. Natyrisht, një nga pyetjet më të rëndësishme është pikërisht kjo mbi dëmin që kjo mund të shkaktojë te gratë dhe vajzat. Dëmtimi më serioz është ai mbi fertilitetin femëror. Shqipëria po rrudhet si popullsi. Lindjet janë reduktuar në maksimum dhe vdekshmërinë foshnjore e kemi më të lartën në Europë. Plus, edhe kjo fatkeqësi, e cila po na vjen nga pesticidet, në ushqimet tona, duke dëmtuar, fatkeqësisht edhe fertilitetin femëror. Në këto kushte, rrezikohemi që të ndodhë zerimi i lindjeve natyrale.

A ka kërkime dhe studime mbi këtë problem që ju parashtroni?

Studime janë kryer rregullisht, por ky të cilit i referohem konsiderohet më cilësori. Është studimi i parë, i cili dha një përgjigje serioze mbi këtë pyetje specifike. Gratë, të cilat i nënshtrohen trajtimit për infertilitetin, janë ato të cilat konsumojnë ushqime me mbetje të lartë të pesticideve sepse është konstatuar se kanë një mundësi të ulur për të mbetur shtatzënë ose të kenë lindje të fëmijëve (të gjallë), në raport me femrat e tjera, të cilat morën pjesë në një studim të ri epidemiologjik. Krahasimi është bërë me: 1) Gratë, të cilat konsumojnë deri në nivelin më të ulët të frutave dhe zarzavateve, të cilat kanë nivelin më të lartë të pesticideve. Pra, konkretisht, duke ngrënë fruta-zarzavate më pak se 1 herë/në ditë. 2) Gratë, të cilat janë në numrin më të lartë, duke ngrënë 2.3 herë/ditë ose mbi këtë shifër. Këto të fundit, sipas studimit, kanë një probabilitet gati 18% më të ulët për të arritur një shtatzëni dhe probabilitet nën 26% për të pasur një lindje me bebe të gjallë. Për më tepër, duke zëvendësuar pothuajse një vakt të frutave në ditë me ushqime me përmbajtje më të ulur të pesticideve, shanset për të mbetur shtatzënë u rritën me 79 për qind, ndër shanset për ta lindur beben e gjallë me 88 për qind.

Çfarë na sugjerojnë këto të dhëna?

Këto të dhëna tronditëse na sugjerojnë që ta kemi të qartë se ekspozimi ditor ndaj pesticideve, brenda shkallës të ekspozimit tipik njerëzor, mund të shoqërohet me pasoja dhe efekte të dëmshme (Dr. Yu-Han Chiu nga Departamenti i Nutricionit & Departamenti Epidemiologjisë, në HARVARD, T.H. Chan School of Public Health in Boston, Massachusetts). Në studim u përfshinë 325 gra, me moshë mesatare 35.1 vjeç, të trajtuara në spitalin e Qendrës së Fertilitetit (Massachusetts). Gratë iu nënshtruan asistencës të riprodhimit gjatë vitit 2007-2016. Hulumtuesit, gjithashtu, përdorën mesataren e të dhënave të surveliancës prej 2006-2015 nga departamenti i të dhënave për nivelin e pesticideve në agrokulturë, të cilat i raportojnë çdo vit.

Kjo bëhet për sasinë e pesticideve të mbetura në përbërjet ushqimore, kryesisht për 36 frutat e zarzavatet, të cilat janë saktësisht më të konsumuara. Bazuar mbi tri programet e të dhënave mbi llojet e pesticideve në USA, shkalla e kontaminimit me pesticide, ndahet në e ulët deri në 0 për bizelen, qepen, misrin dhe lëngun e portokallit; deri në 6 për spinaqin, luleshtrydhen dhe specat. Kurse me bananet shkon deri në nivelin 3. Artikujt me një kufi deri 4 ose më shumë konsiderohen si ushqime me mbetje të lartë pesticidesh. Ndërsa ato me kufirin më pak se 4, konsiderohen si ushqime me mbetje të ulët pesticidesh. Mbi të gjitha, nga këto 36 ushqimet më të përdorura 22 klasifikohen me kontaminim të ulët dhe 14 me kontaminim të lartë.

Si u morën të dhënat nga gratë gjatë këtij studimi?

Gratë, gjatë studimit, bënë vetëraportime për konsumin e këtyre ushqimeve si dhe të artikujve të tjerë. Në pyetësorët, të cilët i morën në shtëpi, ato shkruan për frekuencën dhe sasinë e ushqimeve, pijeve dhe suplementeve, të cilat i kishin konsumuar në vitet e kaluara. Studiuesit, mbasi morën këto të dhëna, përcaktuan shoqërimin midis rezultateve të mjekimit për infertilitetin dhe ekspozimit ndaj pesticideve, në nivel të ulët dhe në nivel të lartë. Dr. Chavaro përcaktoi: Çfarë ne nuk mund të themi me siguri në këtë moment është nëse dëmtimet te njerëzit nga ekspozimi ndaj pesticideve do të na çojë në dëmtime të fertilitetit ose në dëmtime të tjera të shëndetit?!

Kjo do të jetë e rëndësishme për të adresuar këtë pyetje në studimet e tjera, duke përfshirë këto pyetje, që çiftet janë natyrshëm duke u përpjekur për t’i konceptuar. Autorët, gjithashtu, theksuan se në studimet e mëparshme është vënë në dukje se në rastet e një ekspozimi rezidencial ndaj pesticideve, ato kanë qenë të lidhura me efektet e dëmshme mbi shëndetin riprodhues, duke përfshirë:1) Lindjen mortum (vdekur) e fëmijëve; 2)Fertilite të pakësuar; 3)Aborte spontane dhe 4) Zhvillime jonormale të fetusit(abnormal). Ata gjithashtu iu referuan një studimi të hershëm norvegjian, i cili sugjeronte që gratë shtatzëna, të cilat kishin konsumuar zarzavate organike, kishin pasur një rrezik më të ulur për pre-eclampsia. Ata shpjeguan se abortet dhe pre-eclampsia mund të jenë të lidhura midis stresit oksidativ dhe shkaktimit detyrimisht të disfunksionit placental, në të cilin ekspozimi ndaj pesticideve mund të luajë rolin kryesor.

Si i shkaktojnë pesticidet këto dëmtime të fertilitetit?

Këto dëmtime mbi fertilitetin mund të shpjegohen në këtë mënyrë: Pesticidet shkaktojnë dëmtimin e funksionimit normal të placentës (organi që ushqen beben, në mitër) dhe kjo mund të shpjegohet me marrjen në sasi më të konsiderueshme të frutave dhe zarzavateve, me nivelin më të lartë të pesticideve. Studiuesit theksojnë: Ne nuk mund të lejojmë asnjë person ose institucion, që gabimisht të supozojnë dhe të na lodhin kokën për të na mbushur mendjen se pesticidet e reja nuk janë të dëmshme. Ndërsa, realisht është e kundërta, sepse ato janë provuar që shkaktojnë dëmtime serioze mbi shëndetin njerëzor. Pra, qëndrimi ynë për mosndërhyrjen, aktualisht, përballë kësaj gjendjeje të rëndë të dëmtimit të shëndetit nga pesticidet, është dështimi ynë. Ne duhet të bëjmë thirrje për njohjen e kostove të fshehura të liberalizimit dhe të aplikimit shkencor, të vlerësimit me rigorozitet të paramarketingut dhe monitorimit pas marketingut, të pesticideve të reja siç aplikohen për vlerësimin e ilaçeve.

Në mbyllje, cili është mesazhi juaj?

Në mbyllje, për mesazhin që duhet të marrin lexueset, po i referohem prof. Landrigan, i cili, duke vënë në dukje rolin e rrezikshëm të mundshëm ndaj ekspozimeve mjedisore, të cilat shkatërrojnë sistemin endokrin të trupit të njeriut, u kërkon mjekëve për të lajmëruar dhe ndërgjegjësuar pacientët dhe popullsinë e gjerë për rreziqet e fshehura të pesticideve. Në këndvështrimin tim, populli duhet të inkurajohet dhe të bëhet me kërkues për të gjetur patjetër ato ushqime që nuk kanë përmbajtje pesticidesh dhe mundësisht të hanë vetëm ushqime organike. Gratë, të cilat duan të mbesin shtatzënë dhe njëkohësisht të lindin fëmijë të shëndetshëm, duhet të jenë dy herë më tepër vigjilente për të dalluar ushqimet pa pesticide. Gjithashtu, të insistojmë për edukimin dhe ndërgjegjësimin e institucioneve përgjegjëse për të kontrolluar nivelin e pesticideve tek ushqimet. Shqipëria po shkon drejt rrudhjes më të madhe të popullsisë, ndaj edhe kërkohen masa të menjëhershme për të mos lejuar përdorimin e pesticideve.

(Panorama)

Comment

*