Dr. Leka, thirrje Kroacisë të refuzojë ekstradimin në Serbi dhe t’i ofrojë azil politik Ismail Morinës

I nderuari Zoti Ambasador
Nga media kam mësuar se Z.Morina është arrestuar në Kroaci,si pasojë e një kerkese ekstradicioni i Qeverisë Serbe, sepse ai akuzohej se ka aktivizuar nje dron me flamurin shqiptar të fluturonte në stadiumin e Beogradit ndërsa bëhesh një ndeshje futbolli ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë në Tetor të vitit 2014.
Gjithashtu kam marrë vesh se një gjykatë në Dubrovnik ka vendosur ekstradimin e Z.Morina në Serbi,ndërsaZ. Morina, ka kërkuar azil politik në Kroaci.
Tani afër i kam shkruar një letër Ambasadorit Francez, në lidhje me nje rast të ngjashëm, siç është kërkesa për ekstradimin në Serbi të Z.Ramush Haradinaj.
Ambasadori Francez m’u përgjegj menjëherë duke thënë, se po ia dërgonte shkrimin tim autoriteteve kompetente të Francës.
Për fat të mirë një gjykatore Franceze vendosi mos ta zbatojë ekstradimin në Serbi, sepse Z. Haradinaj nuk kishte asnjë shans për një gjykim të drejtë në Serbi.
Për pasojë, Z. Haradinaj u lirua dhe tani është pretendent që të bëhet përsëri kryeministër i Kosovës.

Është për t’u vënë re se, kur droni u duk përmbi fushën e Beogradit, spektatorët serb kënduan këngen serbe e cila nxiste vrasjen e shqiptarëve, me qellim që kroatët të mbeteshin pa vëllezër.
Dihet mirë se qeveria e sotme e Serbisë ka në gjirin e vet individë,që kanë kryer krime gjatë luftës etnike në Jugosllavi.
Deri tani, Serbia nuk ka kërkuar falje për këto krime: 8000 burra dhe djem që u vranë në Srebrenicë,mijëra të tjerë në Bosnjë, Kosovë,Kroaci dhe gjetiu në Jugosllavi, me urdhër të komandantëve ushtarakë serb, akoma presin për drejtësi.
Prandaj është logjike të pranohet, se zoti Morina nuk do të ketë një gjykim të drejtë në Serbi. Zoti Morina nuk ka bërë asnjë krim përveçse me fluturimin e dronit u ndërpre përkohësisht loja e futbollit.
Ky veprim mund të interpretohet si një shprehje e pazakontë e lirisë së shprehjes.
Duke kuptuar emocionet e popujve të Ballkanit pas masakrave serbe, të cilat e detyruan NATON të ndërhynte që të pushonte këto masakra. Shpresohet që Dhëmbëshuria e shqiptarës Nënë Terezë, tashti Tereza e Shenjtë, mund t’i drejtojë autoritetet Kroate ta refuzojnë kërkesën e ekstradimit, duke i dhënë Zotit Morina azilin politik që ai kërkon.
Popujt e ballkanit po ëndërrojnë që të fillojnë një periudhë bashkëpunimi ndërmjet kombësive , në menyrë që popujt e tyre të gëzojnë frutet e Bashkimit Evropian dhe të botës së qytetëruar.
Me respekt
Dr.Agim Leka

Comment

*