Dr.Prifti operon për herë të parë me zemër të hapur moshën madhore 91 vjeç (foto)

12 orë pas ndërhyrjes kirugjikale, mjekët thanë se pacienti ishte me shëndet dhe vetëdije të plotë

Denion Ndrenika

Një ekip mjekësh kardiokirurgësh shqiptarë shënuan sukses me rëndësi shkencore kur vendosën një valvul aorte si dhe by pas të zemrës në një pacient 91-vjeçar.

Ndërhyrja u krye në Tiranë nga doktorët Edvin Prifti dhe Roland Xhaxho ndaj pacientit 91-vjeçar “P.B.”.

Por, 91-vjeçari është personi më i vjetër në moshë, ndaj të cilit kryhet një operacion me shkallë vështirësie të lartë.

12 orë pas ndërhyrjes kirugjikale, mjekët thanë se pacienti ishte me shëndet dhe vetëdije të plotë.

Mjekët publikuan fotografitë me pacientin pas operacionit në Spitalin e Zemrës “Roland Xhaxho”.

“Pacienti “P.B.”, 91 vjeç, i nënshtrohet me sukses operacionit të zëvendësimit të valvolës së aortës dhe dy bypase”-njoftoi doktor Prifti.

Operacioni, sikurse njoftoi ekipi mjekësor, rezultoi tepër i suksesshm, veçanërisht marrë parasysh moshën e madhe.

“Ky është pacienti më i vjetër në moshë, në të cilin kryhet operacion me zemër të hapur në Shqipëri”-postoi doktor Prifti në profilin e tij në fejasbuk lajmin pas operacionit.

Në ndërhyrjen kirurgjikale ishin në ekip Prof. Edvin Prifti i ndihmuar nga dr. Klodian Krakulli dhe dr. Altin Veshti, me anestezi dhe reanimacion nga Prof. As. Roland Xhaxho.

“Kjo demonstron që edhe këta paciente me moshë tepër të avancuar me gjithë vështirësitë përkatëse mund të operohen me sukses në vendin tonë nga stafet e kualifikuara”-thuhej në komunikimin e ekipit mjekësor.

Në 4 korrik punimi i Edvin Priftit (MD, PhD), Aurel Demirajt (MD) dhe Roland Xhaxhos (MD) u çmua nga “Texas Heart Institute Journal” për teknikën e re kardirokirugjike në Shqipëri.

Atë punim e çmuan qendra e Michael De Bakey dhe Denton Cooley, ish-shefat e “Texas Heart Institute”, ndryshe vendi ku lindi kardiokirurgjia bashkëkohore, në SHtetet e Bashkuara të Amerikës.

One Response to “Dr.Prifti operon për herë të parë me zemër të hapur moshën madhore 91 vjeç (foto)”

Read below or add a comment...

  1. tomorr says:

    Shqiptaret gjithnj shkelqejn.. ne shkenec Brenda vendite e jashte vendtite,
    Vetem ne politic calojnev sepse nuke lejne nje te pare.
    Done me i nxerr syte bashes
    Se Humber 200000 vote
    Por ne shkenc
    nuk ka simpati
    Por zotesi.Edhe ne per bot shkelqejn
    E shqipri punojn studjnee,por Shpesh ,frutat I vjel tjeeter kush
    !

    Ku Jane dyqind mije. Vote??
    ???? Ramaa??I lumyte. Eshte me I zoti
    Sot kudo ka simpati
    A mund ti thuash kujtna pse e? done aristoteline Jo Spartacu.n??.
    PESHENDESIM DOKTORET PER PUNE E SHKELQYSHMEb Stafin
    ,PACIENTIN E MOSHUARE PER KURAJONE
    Te KALUARA.PERSHENDETJE NGA DISA INTELEKTUAL E? USA.banadoveangfamualdo etj
    u njer nga shqipria ne USA tek njerzite e vet.
    Po I shef me thse te zi e tuj dal nga pallet e I rrjeshtonte ne bus te rouges Ishta shume I zgjure mendo j…nuk??. e gjetii I thote gruase cha po qesin zi Si korbi ne rug??gruaja e kishte harruar fjalren garbicc isdn.anon uk de kishte mbajte mfend alen garlic pore I. T?ohte ??pleerate pallatit ????uuuuu
    Nuke fliste i vine Edhe Zor????, se hante mire mish,, zarxzvate qumshte legje frutash ne vend te ujte
    shkon tek tjetri .thot?e cka po behet qe nuk po me ndahen thaste zi?????
    Pas Pak kohe u mesua qe disa han buk me kete pune ”super””,”drmen” etj etj
    Konkluzoni i tij folozofikh
    ”po te Keihin puunuare shqiptaret ne shqiperi
    Si po punojn ne usa Nga dy pune
    D te Ishin’ cue amerka me ardh
    Ne shqipri’?.,
    Se do isshe bere shqiperia Si America duh e e mire jo me Ike Si ne shqiperi NgA. puna pa leje??
    E me Ba peticine e flet rrufe metoda enveriste e auceduniste.Shqyr qe mrrini dita me ardh ne USA me Ba dhe pune e mose me pas kohe e ngerene buke e me Ba c. e me marre fryme.
    E py?ten njerin qe kishhte firmest ne petition se drejtoriebkishte marrebme haterC do te thote fjala “qe po rrezohej ego ii pregatistebpartia
    Qe po rrezohej,’per te sjell ne pushtets ithtaret e vets.po i hasi Sharra ne gozhe se peticionii Ishta pa asnje baz kurbu shqyrtua nga komiitetet e ministria
    Tomorr dr.

Comment

*