Dr.Prifti, Xhaxho, Demiraj vlerësohen në SHBA për teknikën e re të kardiokirurgjisë

Punimi i Edvin Priftit (MD, PhD), Aurel Demirajt (MD) dhe Roland Xhaxhos (MD) u çmua nga “Texas Heart Institute Journal”

Denion Ndrenika

Një teknikë e re kardirokirugjie e ekipit të Shqiëprisë ka marrë vlefshmërinë nga një revistë shkencore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Doktor Edvin Prifti shkruan se “kjo teknikë ndjek ecurinë e inovacioneve të ideuara nga ne dhe është një shembull që megjithë modestinë e vendit dhe kapaciteteve tona, përsëri ekziston mundësia e progresit dhe inovacionit shkencor”.

Punimi i Edvin Priftit (MD, PhD), Aurel Demirajt (MD) dhe Roland Xhaxhos (MD) u çmua nga “Texas Heart Institute Journal”.

Dr.Prifti në profilin e tij në rrjetin shoqëror fejsbuk shkruajti për ndjeshmërinë e lartë të këtij fundviti akademik “kur revista nga më të rëndësishmet dhe me peshë në nivel botëror “Texas Heart Institute Journal” (http://www.thij.org/toc/thij/44/3) publikoi në numrin e saj të fundit teknikën e re kirurgjikale të raportuar nga ekipi ynë”.

“Kjo është një ndjeshmëri e veçantë që vendi ku lindi kardiokirurgjia bashkëkohore botërore, qendra e Michael De Bakey dhe Denton Cooley, (ish-shefat e “Texas Heart Institute”), gjetën vlefshmërine e teknikës sonë kirurgjikale duke iu referuar asaj në numrin e fundit”-shkruan doktor Prifti.

(Modified Port-Access Technique for the Treatment of Aortic Dissection after Previous Cardiac Surgery http://www.thij.org/doi/pdf/10.14503/THIJ-16-5800)

One Response to “Dr.Prifti, Xhaxho, Demiraj vlerësohen në SHBA për teknikën e re të kardiokirurgjisë”

Read below or add a comment...

  1. [email protected] says:

    Tre shqiptare qe na nderojne. Pergezimet e mia per kete sukses qe ngren nalt emnin e atdheut e popullit tone.

Comment

*