Drama e Jeton Nezirajt “Sytë e shkruar” botohet në Meksikë

Prishtinë, 9 mars 2014 – Drama për fëmijë “Sytë e shkruar” e dramaturgut kosovar Jeton Neziraj është botuar në Meksikë, në antologjinë e dramave për fëmijë.

Përveç dramës së Nezirajt, në antologjinë “iQué chicos tan teatreros!” (Teatro del Mundo para las Nuevas Generaciones), janë botuar edhe tri drama të autorëve nga vende të tjera të botës.

Drama “Sytë e shkruar” në spanjisht, me titullin “Ojos de gato”, është përkthyer nga anglishtja nga José Emilio García.

Kjo është prej dramave të para të dramaturgut Neziraj, e shkruar në vitin 2011, në punëtorinë për shkrimtarë, të organizuar nga Qendra Teatrore për Fëmijë. Ajo është përkthyer e botuar edhe në gjuhën angleze, maqedonase dhe turke. (r.m.)

Antologji e drames per femije

Comment

*