Drecun: Serbia ka përpara ditë të vështira

Beograd, 12 mars 2018 – Gazeta e Beogradit “Veçernje novosti” vazhdon të merret me atë që e quan “pako” amerikane për çështjen e Kosovës.

Sipas kësaj gazete, kjo “pako”, e cila mund t’u dorëzohet autoriteteve serbe të mërkurën, kur në Beograd do të shkojë ndihmës sekretari amerikan i Shtetit për Azi dhe Evro-Azi, Wess Mitchell, pritet të jetë një pikë kthese në qëndrimin e Beogradit ndaj Kosovës.

Milovan Drecun, kryetar i Këshillit për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, ka thënë për gazetën se në “pakon” e re amerikane Serbisë nuk i ofrohet asgjë e re dhe asgjë konkrete. Por, sipas tij, ajo është përpjekje e Uashingtonit që ta shtyjë Serbinë që të përcaktohet mes Perëndimit dhe Rusisë.

“Serbia ka përpara ditë të vështira. Ne e kemi rrugën tonë drejt BE-së, por kjo nuk do të thotë se do të heqim dorë nga Kosova. Më duket se

uashingtoni tash kërkon që ne të pranojmë që Prishtina të hyjë në OKB e si kompensim të mos ofrojë asgjë. Po ashtu edhe oferta me kompetenca të zgjeruara ekzekutive të AKS-së nuk është gjë e re, sepse ajo është paraparë me marrëveshjen që është nënshkruar para pesë vjetësh, por Prishtina po e bllokon zbatimin e saj. Qasje shumë më serioze do të ishte sikur Amerika përfundimisht ta shtynte Prishtinën të ulet në tryezë dhe të fillojë me formimin e AKS-së”, ka thënë Drecun, transmeton Koha.net. (r.m.)

Comment

*