Drejtoresha e ATSH-së Krasniqi hap takimin për marrëdhëniet Shqipëri-Serbi

Nesër, në Beograd do të zhvillohet një konferencë ndërkombëtare nga agjencia serbe e lajmeve “Tanjug” në bashkëpunim me Agjencinë Telegrafike Shqiptare (ATSH) me temën “Serbët dhe Shqiptarët – Në cilin drejtim?”.

Konferenca do të mbahet në hotelin “Metropol Palace”, ku do të diskutohet nga ekspertët serbë, shqiptarë dhe ndërkombëtarë në lidhje me marrëdhëniet mes dy kombeve, rrethanat historike, politike dhe ndërkombëtare që gjenerojnë këto marrëdhënie sot, si dhe drejtimin që mund të marrin në të ardhmen duke pasur parasysh qëllimin e përbashkët të aderimit në BE.

Fjalimi kryesor do të mbahet nga ministri serb i Punëve të Jashtme Ivica Daçiç.

Konferenca do të hapet nga drejtuesit e “Tanjug” dhe ATSH, Branka Djukiç dhe Armela Krasniqi. /atsh

Comment

*