Drejtori Ekzekutiv i Komitetit Hebreo-Amerikan lavdëron publikisht Shqipërinë

David Harris, Drejtori Ekzekutiv i Komitetit Hebreo-Amerikan (American Jewish Committee) me qendër në Nju-Jork, e vlerëson jashtëzakonisht shumë rolin e shqiptarëve në shpëtimin e hebrenjve.

Z. Harris shkruan në Twitter.

“Përmend një shtet të pushtuar nga Nazistët Gjermanë në të cilin jetonin 200 hebrenj para Luftës së Dytë Botërore dhe rreth 2000 pas përfundimit të luftës.

Vendi? Shqipëria 🇦🇱.

Arsyeja? Tradita shqiptare e BESA, një kod nderi që mbrojti të gjithë hebrenjtë që gjetën strehim këtu.

Ne kujtojmë.

Përshëndetje nga Tirana.

Sot, Presidenti i Republikës, Ilir Meta zhvilloi një takim të përzemërt me delegacionin e Komitetit Hebreo-Amerikan (American Jewish Committee) me qendër në Nju-Jork, të kryesuar nga Drejtori i tij Ekzekutiv, David Harris. Presidenti Meta e njohu delegacionin zyrtar të AJC-së me situatën aktuale në Shqipëri. (Izraeli Sot)

Comment

*