Drejtpërdrejtë Kuvendi, Rama: Opozitë pa përgjegjësi, ç’donte PD në Himarë? (zë)

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në Kuvend, duke iu drejtuar opozitës tha se ata nuk mbajnë përgjegjësi përpara atyre që i kanë zgjedhur

ERTV Live😊: Sot në Kuvend

Posted by Edi Rama on Thursday, November 2, 2017

“Shqipëria nuk është e Edi Ramës, por është e atyre që jetojnë në këtë vend. Se për cfarë do të mbahet mend Shqipëria kjo është përgjegjësi e përbashkët e të gjithëve. Dallimi i madh mes nesh është se ju nuk mbani përgjegjësi. Ju nuk keni asnjë ndjenjë përgjegjësie në raport me këtë vend me këtë popull dhe edhe më keq akoma as në raport me ata të cilët kani marrë përsipër t’i përfaqësoni”-tha kryeministri Edi Rama në seancën plenare kuvendare paraditen e së enjtes.

###

Kryeministri Rama e mori fjalën menjëherë pas kreut të opozitës, duke i ngritur disa pyetje, të cilat kishin të bënin me praninë e deputetit të PD, Noka një ditë më parë në Himarë.

  “Lulzim, hajde këtu dhe jepu përgjigje shqiptarëve, çfarë donte PD dje në Himarë. Jepu përgjigje shqiptarëve se pse e bashkove zërin e PD me zërin e atyre që nxjerrin bishta pa asnjë bazë mbi një projekt të rilindjes urbane në Himare. Jepu përgjigje shqiptarëve si ka mundësi që PD u shfaq në Himarë të nesërmen e një letre të kryetarit të opozitës greke drejtuar BE-së për gjoja shkelje të të drejtave të minoriteteve”, tha Rama.

Ndërkohë, Basha reagoi ndaj Kryeministrit duke thënë se tenton t’i ikë pyetjeve. Kreu i opozitës u drejtua Kryeministrit duke i thënë se ka tre vite që ka bllokuar hapjen e negociatave për Shqipërinë.

“Pse e zhyte Shqipërinë në krim dhe me drogë? Çfarë punë kanë kryebashkiakët e tu në tavolinat e kriminelëve? Ti patriot? Ke tre vjet që i bllokon Shqipërisë hapjen e negociatave. Lufto krimin lufto korrupsionin. Droga është eksporti jot”, reagoi Basha.

  Top Channel

 

Comment

*