Drejtpërdrejtë seanca për paraqitjen e qeverisë (pamje)

Nis seanca plenare për prezantimin e Qeverisë së re dhe programin e saj politik

Denion Ndrenika

ERTV Live😉: Sinteza e programit të qeverisë së re✌️🇦🇱

Posted by Edi Rama on Monday, September 11, 2017

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi: Një minute heshtje për akademikun që u nda nga jeta Farudin Hoxha

Edmond Spaho (grupi Partia Demokratike): Duhet të më jepni fjalën sipas rregullores

Spaho: Ne nuk kemi asnjë interes të zvarrisim debatin

Spaho: Mblidhni Konferencën e Kryetarëve për modalitet

Vasili (grupi Lëvizja Socialist për Integrim): Duhet të negociojmë për kohën për secilin, sa kemi në dispozicion

Spaho: Procesi duhet të jetë në përpurthje me rregulloren

Spaho: Mblidhni Konferencën e Kryetarëve për modalitet

Vasili: Duhet të negociojmë për kohën për secilin, sa kemi në dispozicion.

###

Ka nisur në orën 10:00 seanca maratonë në Kuvend. Kryeministri Edi Rama prezanton programin qeverisës për 4 vitet e ardhshme, ndërsa do të votohet edhe kabineti i ri pas dekretit nga Presidenti Meta.

Reforma në Drejtësi, Integrimi dhe Ekonomia do të jenë shtyllat kryesore për qeverinë ‘Rama 2’.

Qeveria ‘Rama 2’ pas votëbesimit që pritet të marrë sot, do të nisë punën pas betimit të Këshillit të Ministrave tek Presidenti, pas kthimit të Metës nga Italia, që parashikohet ditën e mërkurë.

PS fitoi në zgjedhjet e 25 qershorit, 74 mandate duke formuar e vetme qeverinë për mandatin e dytë.

Zhvillimet minutë pas minute nga Kuvendi

11:00 ​Rama: Në 2018 presim hapjen e negociatave, prioritet Vettingu

Çelja e negociatave vitin e ardhshëm është ajo që Shqipëria pret dhe është e padrejtë të zvarritet duke nxjerr sebepe të reja.  Megjithatë asgjë për hatërmbetje, dihet si funksionon BE, dhe ky proces gjithnjë i paparashikueshëm. Ne nuk na mbetet asgjë vemese të bëjmë sa më mirë atë që kemi në dorë. Reforma ne Drejtësi dhe Vettingu, fokusi i publikut të “peshqit e mëdhenj” është i kuptueshëm. Ne do të shtyjmë fort që opinioni të shohë veprimet konkrete.

11:00 Rama: Greqia deklarata fluturake, s’do mbyllim sytë, zgjidhje mes dy palëve

Bashkim doganor me Kosovën dhe zero probleme me fqinjët. Mesazhi im për Greqinë është i thjeshtë; duam miqësi dhe respekt dhe bashkëpunim. Cdo grek që jeton në Shqipëri është i barabartë dhe minoriteti është një urë e vyer mes dy vendeve dhe popujve, kujdesi i qeverisë vetëm do të vijojë të rritet. Por Shqipëria, pavarësisht halleve nuk do të mbyllë as sytë dhe as gojën në mbrojtje të vërtetave të veta. Koha do të sjellë zgjidhjet për të dyja palët, me këmbë në tokë, jo deklarata fluturake në distancë. Nivel i ri marrëdhënies miqësie dhe bashkëpunimi.

10:50 Rama: Opozita na shkundi për kanabisin, gati të hapim dialog

Askush nuk fiton nga diskretidimi i qeverisë shqiptare në botë. Në shumë vende kurrë konkurrentët nuk njollosin njëri-tjetrin. Zgjedhjet nuk fitohen duke nxitur të huajt të deklarojnë sensacione të zymta për vendin që është i të gjithëve. Pushteti nuk merret duke shkuar në Bruksel të ndarë. Dekriminalizimi dhe kanabsi, probleme reale, por u frynë. Opozita luajti një rol në shkundjen tonë ndaj këtyre problematikave.

Edhe opozita ka rolin e saj në rezultatin e sotëm ndaj kanabisit. Problemet t’i zgjidhim njëherë në shqip. Po flitet për krim shqiptar në disa kryeqytete, ndaj kësaj duhet të jemi bashkë. Transparenca është gjë e madhe që na bashkon, por cfarë na pengon të hapim një dialog serioz për të mos vijuar edhe 4 vite në avazin e vjetër, për të mos i lënë këto probleme në rrjedhje të lirë për të gjetur zgjidhje në minutë n e fundit, pasi jemi bërë gazi i botës.

Kush fiton prej nesh kur përballemi me njëri tjetrin. Ne emër të shumicës unë u shpreh sot opozitarëve gatishmërinë për një nisëm të hapur për gjërat që na bashkojnë, paketa e detyrimeve madhore e partive të vërteta dhe politikanëve seriozë të cdo vendi. Shqipëria e bashkuar me Europën dhe bashkimi i shqiptarëve janë apo nuk janë pjesë e kësaj pakete. Kush fiton nga mosmarrëveshjet, që kthehen në pengesa në rrugën drejt BE. Nuk po flas për Shqipëri të madhe por një popull të vetëm shqiptar, që sot ka dy shtete, është ende larg i lidhur në të drejta dhe detyrime me qëllimet e mëdha dhe i unifikuar në përpjekjet.

Edhe gjuha shqipe, është e kërcënuar nga incerica dhe ca nga çorodia e tranzicionit, si ajo që përfshiu edhe heroin kombëtar Skënderbeun. Njerëz që nuk mund të maten me zgjatim e fundbarkut të Skënderbeut qesharakë. Ai episod kërkon analizë, aspak për t’u marrë me perden që mbuloi monumentin, por perden e montuar mediatikisht si embrioni i një krimi kërcënues. I një krimi për një nga kolonat më të mëdha, harmonisë fetare.

10:30 Rama: Opozita konkurrente, jo armike

Axhendat partiake nuk do të marrin peng rendin e ditës së Kuvendit. Jemi të vetëdijshëm për gabimet dhe defektet tona. Jo armiq, por konkurrentë, shpresoj të jetë kështu edhe për ju. 25 qershori provoi se në Shqipëri nuk fiton kur i fryn konfliktit, akuzon, shan dhe fyen, kush bllokon.

Basha para zgjedhjeve doli në protestë me vajzën, e risjell këtë moment se gjithçka bëjmë e lidhim me fëmijët tanë. Nuk duhet të harrojmë se cdo gjë që bëjmë keq u bëjmë keq të gjithë fëmijëve.

Të rinjtë janë larguar në kërkim të një jete më të mirë, por ka prej tyre që rikthehen për të investuar eksperiencën. Mund të ketë ende plot gjëra që i pengojnë për t’u rikthyer, por pengesa më e madhe për rikthimin e tyre i ka themelet këtu në këtë sallë dhe mbahet në këmbë nga ne, katundi jonë politik.

Hendek mes katundit të politikës dhe botës së fëmijëve, unë dëshiroj që fituesit të jenë ata që nuk votuan, që nuk kanë ende moshën, fëmijët e Shqipërisë.

Interesi i fëmijëve në qendër të politikbërjes, shpejtësi në reforma që bëjnë shtet në emër të fëmijëve. Nuk do ta harroj një stërgjyshe, që tha: Cdo gjë për fëmijët e mi është si të dyfishosh pensionin tim. Bonus mujor për familjet me shumë fëmijë për të nxitur rritjen ekomomike dhe demografinë.

Kur isha në bashki krijova cekun e bebes, që u shtri në të gjithë Shqipërinë, u bë copy paste politike qeveritare, por ka degraduar. Në 2015, 6 mln ishte borxh për mos lëvrimin. Edhe gjatë mandatit të parë tonin nuk është përmbushur me korrektësi, iu kërkoj ndjesë prindërve dhe fëmijëve, që nuk e kanë marrë në kohë apo se kanë marrë.

Do ta rrisim cdo vit, duke nisur nga viti i ardhshëm. Do të përqendrohemi edhe shkollat dhe edukimi. U uroj mësuesve dhenxënësve një vit sa më të mbarë sa më të suksesshëm dhe argëtues. Pagat e mësuesve janë rritur këtë vit ndjeshëm dhe do të rriten gjatë këtij mandati. Duhet të rritet mbështetja morale. Thirrje kryetarëve të partive dhe deputetëve që të rritemi dhe të vetëdigjësohemi për dëmin që u bëhet fëmijë si pasojë e mos respektit, ti mbrojmë me pasion pozicionet tona, por mos lejojmë të gjithë që bashkëjetesa politike të prodhojë shembuj të këqij.

KABINETI QEVERITAR “RAMA 2”
Kryeministër Edi Rama
Zv/ kryeministre Senida Mesi
Ministër i Shtetit për Diasporën Pandeli Majko
Ministria e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrëseve Sonila Qato
Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati​
Ministria e Brendshme Fatmir Xhafaj
Ministria e Mbrojtjes Olta Xhaçka
Ministria e Drejtësisë Etilda Gjoni
Ministria e Kulturës Mirela Kumbaro
Ministria e Financave, Ekonomisë e Punës Arben Ahemtaj
Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Lindita Nikolla
Ministria e Shëndetësisë dhe Kujdesit Social Ogerta Manastirliu
Ministria e Energjisë dhe Infrastrukturës Damian Gjiknuri
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Niko Peleshi
Ministria e Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi

/SHQIPTARJA.COM

###

Nis seanca plenare për prezantimin e Qeverisë së re dhe programin e saj politik
Rama: Ju uroj detyrën kryetarit të Kuvendit, vota ime investim publik
Rama: Të vetëdijshëm për gabimet në 4 vitet e shkuara dhe barren e mandatit të ri
Rama: Nuk luftojmë opozitën por idetë dhe programin e saj
Rama: E ardhmja e fëmijëve tanë është prioriteti ynë, duhet të bëjmë më shumë
Rama: Do donim që të larguarit të ktheheshin dhe të investojnë në vendin e tyre
Rama: Fituesit e zgjedhjeve të jenë fëmijët e gjithë Shqipërisë
Rama: Prioritet fëmijët, do jenë qëllimi i kësaj qeverie
Rama: Çeku i bebeve, do të rritet vlera financiare
Rama: Ju uroj nxënësve, mësuesve, prindërve një vit shkollor të mbarë
Rama: Do rriten përsëri pagat e mësuesve
Rama: Ne do ta mbajmë barrën, do kultivojmë frymën e dialogut
Rama: Reputacioni i Shqipërisë është i rëndësishëm për secilin prej nesh
Rama: Pushteti nuk merret nëse nuk e bëjmë punën tonë saktë
Rama: Edhe opozita ka kontribuar në luftën kundër kanabisit
Rama: Duhet të hapim një dialog serioz, bashkëpunues për në 4 vitet e ardhshme
Rama: Nuk fitojmë gjë duke u zënë, shpreh gatishmëri për një tryezë të hapur
Rama: Nuk po flas për një Shqipëri të madhe, po flas për një popull shqiptar
Rama: Nuk luftojmë opozitën por idetë dhe programin e saj
Rama: Flitet për krim etnik shqiptar, të bashkohemi
Rama: Nuk fitojmë gjë duke u zënë, shpreh gatishmëri për një tryezë të hapur
Rama: Gjuha shqipe është e kërcënuar nga shumë faktorë
Rama: Nuk duhet të na pengojnë pikëpamjet tona për të folur për integrimin
Rama: Shqiptarët e larguar, kudo që të jenë, të munden të votojnë
Rama: Ta bëjmë të mundur që emigrantët shqiptarë të kenë të drejtën e votës
Rama: Zero problem me fqinjët, bashkëpunim strategjik, miqësi reciproke
Rama: Çelja e negociatave për Shqipërinë vitin e ardhshëm, e meritojmë
Rama: Nën drejtimin tuaj shumica qeverisëse nuk do tolerohet
Rama: Synojmë të jemi forca e shembullit, jo shembulli i forcës
Rama: 25 qershori provoi se nuk fiton kush i fryn konfliktit
Rama: Në çdo gjë që bëjmë keq u bëjmë keq fëmijëve të vendit
Rama: ‘Ndjesë prindërve që s’morën çek për lindjen e fëmijëve’
Rama: Duhet të mbështesim mësuesit, jo më shfaqje agresiviteti
Rama: Votat nuk merren duke hedhur baltë ndaj njëri- tjetrit
Rama: Pushteti nuk merret duke shkuar në Bruksel të ndarë
Rama: Rezultate të paimagjinueshme kundër kanabisit
Rama: Të ndërmarrim një tryezë të hapur që të na bashkojë
Rama: Të bëhemi bashkë për vlerat tona identifikuese si komb
Rama: Të bëjmë fakt bashkimin doganor Shqipëri- Kosovë
Rama: Shqipëria fond për të prekurit nga uragani në SHBA

oranews

Comment

*