Trump kërcënon Penianin dhe Teheranin: Për mua SHBA është e para

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës flet në Asamblenë e Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara me kritika të forta kundër Iranit dhe Koresë së Veriut. Zoti Trump tha se “njeriu raketë” siç e quajti me tallje diktatorin Kim Jong-un të Koresë së Veriut ka ndërmarrë një mision vetvrasës dhe se Amerika do të shkatërrojë Penianin nëse detyrohet të mbrojë veten ose aleatët

Denion Ndrenika

http://webtv.un.org/

Kombet të bashkëpunojnë për prosperitet dhe siguri

Gjeneratat e SHBA kanë sakrifikuar për të arritur këtu ku jemi

Për mua Amerika është e para, vendosni vendet tuaja para gjithçkaje

Suksesi i Kombeve të Bashkuara varet nga forca e pavarur e anëtarëve të saj

Duhet të bashkëpunojmë dhe të përballojmë ata që na kërcënojnë

Ne kemi zhvilluar luftëra jashtë vendit, por nuk kemi kërkuar zgjerim territorial

###

Siç pritej, presidenti Donald Trump paralajmëroi Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së për rrezikun nga kombet e papërgjegjshme, duke veçuar Korenë e Veriut dhe Iranin.

Në fjalimin e tij debutues në OKB, ai tha gjithashtu se Shtetet e Bashkuara do ta shkatërrojnë Korenë e Veriut, nëse do të detyrohet të mbrojë veten apo aleatët e saj.

Megjithëse lexoi me përpikmëri fjalimin e përgatitur, Trump nuk kishte harruar të përfshinte aty edhe një tallje për udhëheqësin koreano-verior, Kim Jong-un, të cilin e quajti “njeriu i raketës” që ka nisur një mision vetëvrasës.

“Terroristët dhe ekstremistët janë përfocuar dhe janë përhapur kudo në planet. Regjimet e papërgjegjshme, që përfaqësohen në këtë organizëm, jo vetëm mbështesin terroristët, por kërcënojnë popujt e tyre dhe kombet e tjera, me armët më shkatërrimtare që njeh njerëzimi”, tha Donald Trump, president i SHBA-ve.

Përsa i takon Iranit, Trump i bëri thirrje qëverisë në Teheran që të mos mbështesë më terrorizmin, ndërsa sërish kritikoi marrëveshjen bërthamore të administratës “Obama”, të cilën e cilësoi një turp.

Trump foli edhe për krizën e papranueshme në Venezuelë dhe tha se Amerika s’mund të qëndrojë spektatore, ndërsa nuk harroi të denoncojë socializmin si ideologji, duke thënë se kishte sjellë vetëm vuajtje, shkatërrim dhe dështim.

/ Top Channel

###

Ka qenë i ashpër fjalimi debutues i presidentit amerikan Donald Trump në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Trump paralajmëroi shtetet anëtare për rrezikun nga kombe si Koreja e Veriut dhe Irani, teksa deklaroi se Amerika nuk do të qëndrojë duarkryq ndaj veprimeve kërcënuese. Trump u shpreh se Organizata e Kombeve të Bashkuara ka potencial të madh për të qenë e suksesshme në iniciativat e saj.

Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar për kërcënimin nga “kombe të pabesa” në fjalimin e mbajtur përpara Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Në fjalën e tij debutuese përpara asamblesë në Nju Jork, presidenti veçoi Korenë e Veriut dhe Iranin. Trump paralajmëroi se Amerika do të shkatërrojë Penianin nëse detyrohet të mbrojë veten ose aleatët, ndërkohë që nuk kurseu ironitë për liderin koreano-verior Kim Jong-un. “Njeriu raketë është në një mision vetëvrasjeje,” u shpreh presidenti.

Ndërkohë, për Iranin, Trump tha se vendi është një “diktaturë e korruptuar” që synon të destabilizojë Lindjen e Mesme. Presidenti i bëri thirrje qeverisë në Teheran të mos mbështesë më terrorizmin, ndërkohë që kritikoi marrëveshjen e arritur nga ish-presidenti Obama për programin bërthamor iranian si të turpshme.

Trump gjithashtu u ndal në çështje si kriza në Venezuelë, të cilën e përshkroi si të papranueshme teksa deklaroi se Amerika nuk do të qëndrojë pa vepruar. Presidenti theksoi rëndësinë që shtetet e fuqishme sovrane kanë në ruajtjen e rendit ndërkombëtar, ndërkohë që denoncoi socializmin si një ideologji që ka sjellë vetëm ankth, shkatërrim dhe dështim. Shtetet e Bashkuara, sipas presidentit Trump nuk mund të shfrytëzohen më ose të angazhohen në marrëveshje të njëanshme.

Pas fjalës së tij, Trump shprehu besimin e tij tek Organizata e Kombeve të Bashkuara, që sipas tij ka potencial të madh. “Kemi shumë takime dhe mendoj se do të jemi të suksesshëm,” tha presidenti.

/Oranews.tv/

Comment

*