Drejtues të partive kryesore të Kosovës janë takuar në Tiranë

Prishtinë, 20 mars 2017 – Nënkryetarët e pesë partive kryesore të Kosovës janë takuar gjatë fundjavës në Tiranë, me iniciativë dhe organizim të Grupit Ballkanik për Politika.

Mbajtjen e këtij takimi e ka konfirmuar Naim Rashiti, në cilësinë e organizatorit. Ai ka  bërë të ditur se ky është takimi nëntë me radhë i përfaqësuesve të partive më të mëdha politike të Kosovës, prej marsit të vitit të kaluar.

Organizimi i këtyre takimeve ka për qëllim nxitjen e dialogut ndërpartiak në funksion të zhbllokimit të situatës politike për shkak të mospajtimeve lidhur me Asociacionin e komunave me shumicë Serbe dhe me Marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi.

Më poshtë mund ta lexoni postimin e Rashitit.

 

Dialogu politik

Takimi i radhës në kuadër të dialogut politik është mbajtur ne Tiranë në nivel të nënkryetarëve dhe përfaqësuesve të lartë të subjekteve poltike parlamentare, PDK, LDK, VV, AAK dhe NISMA.

Ky është takimi i 9-të i këtij niveli nga marsi i viti 2016.

Dialogu politik i filluar vitin e kaluar do të vazhdojë i pandërprerë dhe të gjtiha çështjet e rëndësishme do të jenë pjesë e diskutimeve midis subjekteve politike. Kësaj radhe ky takim ndodhi ne Tiranë e takimet tjera do të vazhdojnë të mbahen në Prishtinë, dhe jo vetëm.

(r.m.)

Comment

*