Drenasi e mirëpret Pandeli Majkon, ia njeh meritat për Kosovën

Prishtinë, 11 janar 2017 – Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, e ka pritur sot ish-kryeministrin e Shqipërisë, Pandeli Majko, tani deputet i Partisë Socialiste në Kuvendin e Shqipërisë.

Lladrovci e ka falënderuar z. Majko për vizitën dhe ka vlerësuar meritat shumë të mëdha të tij për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

“Falënderoj mikun tim të veçantë për këtë vizitë. Ishte dhe do të mbetet në kujtesën e gjithë shqiptarëve të Kosovës pë rçka ka bërë për Kosovën sa ishte kryeministër i Shqipërisë”, citohet të ketë thënë Lladrovci në kumesën e Kuvendit të komunës së Drenasit. (r.m.)

Comment

*