Dua Lipa arrin në Prishtinë, bën shqiponjën në aeroport

Prishtinë, 7 gusht 2016 – Këngëtarja kosovare më famë botërore, Dua Lipa, ka mbërritur sot (e diel) në Prishtinë.

Ajo ka udhëtuar me aeroplanin privat të kryetarit të AKR-së, biznesmenit Behgjet Pacolli.

Lipa ka mbajtur një konferencë për media në eroport, ku ka thënë se është e lumtur që ka ardhur në Kosovë, pas katër vjetësh.

Ajo ka premtuar se në koncertin që do të mbahet të martën, në parkun e Gërmisë, do të këndojë këngë të padëgjuara më parë.

“Do të këndoj këngë të papublikuara të albumit të ri”, ka thënë Lipa.

Ajo ka thënë se koncerti i saj ka karakter plotësisht humanitar. Të gjitha të hyrat e biletave do të shkojnë për “Sunny Hill Foundation”, fondacionin e themeluar nga Dua Lipa, për të ndihmuar të rinjtë e Prishtinës dhe të Kosovës, veçanërisht në sferën e artit dhe të kulturës.

Deri me tani janë shitur më shume se 50 për qind e biletave.

Të pranishëm në konferencë ishin edhe pjesëtarët e bendit, të cilët iu gëzuan shumë faktit që e kanë mundësinë ta shohin Kosovën dhe fansat e Duas. Kjo është hera e parë që ky bend e viziton një vend në Ballkan.

Bashkë me Dua Lipën në Kosovë ka ardhur edhe mikja e saj më e ngushtë, modelja Rosie Amanda Viva.

Dua e ka bërë këtë të ditur nëpërmjet një fotografie të postuar në aeroplan.

“E kam marrë miken time më të mirë me vete në Kosovë- Prishtinë”, ka shkruar Dua përkrah fotografisë.  (r.m.)

Dua Lipa_ne aeroportin e Prishtines

Dua Lipa_ne aeroportin e Prishtines 2 Dua Lipa_ne aeroportin e Prishtines 3 Dua Lipa_ne aeroportin e Prishtines 4 Dua Lipa_Rosie Amanda Viva

Comment

*