Dua Lipa do të jetë pjesë e filmit të ri të regjisorit James Cameron

Dua Lipa e cila është e nominuar dy herë për Grammy, viti 2019 do ta gjejë edhe në një rrafsh tjetër, atë të filmit, përcjellë KultPlus.

Ajo do të jetë bashkëautore dhe do ta këndojë këngën e re “Swan Song”për filmin “Alita: Battle Angel”. Ky film i zhanrit aventurë po realizohet nga regjisori James Cameron dhe producenti Jon Landau, të dy të njohur për filmin e madh “Avatar”.

Producenti Landau ka thënë se që nga momenti që e kanë parë videon e këngës “New Rules” e kanë ditur se Dua Lipa do të ishte artistja më e pështatshme për të bërë një këngë për filmin “Alita: Battle Angel”.

Kurse Dua Lipa ka thënë se tashmë është duke e parë një pjesë të vogël të saj në Alitën, duke përfshirë edhe prerjen e flokëve.

Filmi do të prezantohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës më 14 shkurt. (r.m.)

Comment

*