Dua Lipa do të mbajë koncert në Prishtinë këtë verë

Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, ka publikuar listën e koncerteve që do të mbajë gjatë verës në qytetet botërore. Në mesin tyre është edhe Prishtina.

Krijuesja e hitit “New Rules” do të jetë në Prishtinë më 10 gusht, për koncertin “Sunny Hill”.

Këngëtarja me prejardhje nga Kosova është shpallur Artisja më e mirë në Brits Awards. Ajo e fitoi edhe çmimin për “Depërtimin më të suksesshëm”. (r.m.)

Comment

*