Dua Lipa do të mbajë koncert në Prishtinë

Prishtinë, 17 qershor 2016 – Këngëtarja Dua Lipa ka njoftuar se në muajin gusht do ta mbajë një koncert të madh në vendlindjen e saj, në Prishtinë.

“Më në fund një koncert në vendlindje! Shihemi së shpejti në Prishtinë.  Mezi po pres”, ka shkruar Dua në Instagram.

Koncerti do të mbahet në Parkun Kombëtar, Gërmia, në Prishtinë, më 9 gusht.

Detajet tjera rreth koncertit do të njoftohen më vonë. (r.m.)

Comment

*