Dua Lipa e lanson nesër videoklipin e këngës “We’re Good”

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka njoftuar se nesër do ta publikojë videoklipin e këngës më të re të saj, me titull “We’re Good”.

Kënga parashihet të jetë një hit tjetër i Dua Lipës, pas këngëve të tjera të saj që janë pritur shumë mirë në mbarë botën, si “Don’t Start Now”, “Levitating”, etj.

Nga sa shihet në një pjesë të shkurtër të videoklipit, të cilën Dua e ka publikuar në rrjetet sociale, videoklipi i këngës “We’re Good” do të jetë i veçantë. Prandaj publikimi i këtij videoklipi pritet me interes të madh.

(r.m.)

Comment

*