Dua Lipa e ndezi skenën e Festivalit të Sanremos

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, e ndezi skenën e Festivalit të Sanremos, mbrëmjen e së premtes.

Ylli i muzikës pop, e cila ishte në mesin e performuesve të ftuar të festivalit, u prit me duartrokitje e ovacione të gjata të publikut.

Dua e performoi këngën e saj të fundit “Don’t Start Now”, si pjesë e promovimit të turneut të saj të ardhshëm “Future Nostalgia”, që do nisë në Itali, në fund të muajit prill.

Në natën e tretë të Festivalit të Sanremos shkëlqeu edhe prezantuesja Alketa Vejsiu, e cila u prit jashtëzakonisht ngrohtë nga publiku në Ariston. (r.m.)

Comment

*