Dua Lipa feston 2 milionë albume të shitura

Dua Lipa ka arritur shifrën e 2 milionë albumeve të shitura në mbarë botën.

Këngëtarja shqiptare, e cila po korr sukses të jashtëzakonshëm kudo, e ka bërë të ditur këtë arritje të saj me anë të një postimi në Instagram.

“2 milionë albume në të gjithë botën. I dua që të gjithë fansat dhe ekipin tim”, la shkruar Dua.

Kënga e e saj e fundit “One Kiss” ka arritur 39 milionë klikime në Youtube, për vetëm 3 javë. Kjo tregon qartë se sa e pëlqyer është ajo në gjithë botën. (r.m.)

Comment

*