Dua Lipa fiton çmimin “British Single” në Brit Awards 2019

Këngëtarja me origjinë nga Kosova, Dua Lipa, e ka fituar çmimin “British Single” në Brit Awards 2019. Ajo është shpallur fituese për këngën “One Kiss”, së bashku me Calvin Harris.

Me rastin e pranimit të çmimit, Dua është shprehur e emocionuar për këtë çmim. Ajo i ka falënderuar të gjithë bashkëpunëtorët që e kanë ndihmuar në rrugëtimin e saj muzikor.

Përveç Dua Lipës, në këtë kategori ishin të nominuar edhe Anne-Marie (“2002”), Clean Bandit ft Demi Lovato (“Solo”), George Ezra (“Shotgun”), Jess Glynne (“I’ll Be There”), RAMZ (“Barking”), Rudimental (“These Days”), Siagla and Paloma Faith (“Lullaby”) dhe Tom Walker (“Leave A Light On”).

Dua Lipa ishte e nominuar edhe në kategorinë “Videoklipi më i mirë”, së bashku me Rita Orën.  Mirëpo këtë çmim e e fitoi Little Mix ft Nicki Minaj, me këngën “Woman Like Me”. (r.m.)

Comment

*