Dua Lipa kujton emicionet e saj në ditën e shpalljes së pavarësisë së Kosovës

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, e ka uruar Kosovën në 13 vjetorin e shpalljes së pavarësisë. Ajo ka treguar emocionet e forta që ka ndjerë duke e ndjekur në television aktin e shpalljes së Kosovës shtet i pavarur e sovran.

“Gëzuar Ditën e Pavarësisë Kosovë!!!

13 VJET!!

Nuk do ta harroj kurrë momentin kur këtë ngjarje e shikoja në TV, derisa isha duke jetuar në Prishtinë. Shumë emocione nga energjia e qytetit tim. Kujtim i paharruar…

Jam krenare që shoh sa larg kemi arritur dhe sa larg do të shkojmë në të ardhmen”, ka shkruar Dua Lipa.

(r.m.)

Comment

*