Dua Lipa realizoi një fotosesion për “Allure”

Këngëtarja shqiptare Dua Lipa ka realizuar një fotosesion për “Allure” dhe ka folur edhe rreth stilit të saj të veshjes.

Në këtë fotosesion, Lipa dëshmon se stili dhe unikja e kompletojnë atë si artiste, duke e bërë kështu edhe më të veçantë.

“Allure” ka shkruar se Dua Lipa ka një stil të ngjashëm me Kate Moss. Madje Lipa ka thënë se e pëlqen shumë stilin e viteve ‘90.

“I love ’90s Kate Moss, Drew Barrymore, the fashion”, është shprehur Dua.

Ajo ka folur edhe rreth dukjes së saj dhe ka theksuar se i pëlqen të ketë fytyrë të pastër dhe flokë natyrale. (r.m.)

Dua Lipa 2 Dua Lipa 3 Dua Lipa 4 Dua Lipa 5 Dua Lipa 6

Comment

*