Ducich: Situata në Kosova është e qetë, por KFOR-i është i gatshëm për çdo provokim

Prishtinë, 9 gusht 2018 – Komandanti i Brigadës Shumëkombëshe të Lindjes dhe komandanti i bazës ushtarake amerikane “Bondsteel”, koloneli Nick Ducich, ka vlerësuar se situata në Kosovë është e qetë dhe stabile.

Koloneli amerikan ka thënë se nuk pret incidente, megjithkëtë tërheq vërejtjen se KFOR-i është i gatshëm të përballet me çfarëdo provokimi.

“Së pari, KFOR-i zhvillon operacione për të demonstruar gatishmërinë dhe ketë e bëjmë me efikasitet n gjithë Kosovën e jo vetëm në veri të saj. Mendoj se në çdo moment mund të përmbushim misionin tonë dhe nuk presim kurrfarë incidentesh. Jemi të gatshëm të përballemi me çdo gjë që mund të jetë provokim”, ka thënë Ducich për Radion Kontakt Plus.

Në pyetjen se a janë të sakta shkrimet se KFOR po i trajnon pjesëtarët e Forcës së Sigurisë të Kosovës, ai ka thënë se KFOR e trajnon FSK-në por vetëm në kuadër të KFOR-it dhe të SHBA-së, dhe se trajnimi ka të bëjë kryesisht me detyrat dhe përgjegjësitë kryesore.

“Disa nga trajnimet që bëhen janë trajnimi për trajtim mjekësor, dhënie të ndihmës së parë, për evakuim me helikopterë ose si të futen në helikopterë të plagosurit dhe të nxirren, si edhe të hiqen mjetet shpërthyes”, ka thënë ai

Koloneli Ducich, i cili është me origjinë serbe, ka thënë se origjine tij ka qenë përparësi gjatë kryerjes detyrës.

Në fund, Ducich ka treguar se njerëzit me të cilët ka folur ai dëshirojnë që liderët e Kosovës dhe Serbisë të arrijnë marrëveshjeje për normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve. (r.m.)

Comment

*