Duke ruajtur asgjënë…!

Endrit Hoxhaj

Opininon nga Endrit Hoxhaj

Shqiptarët janë shquar për vlera ndër shekuj… Shqiptarët janë një popull me një kulturë dhe histori të lashtë në Ballkan… Aktualisht, në botën Fake News veçohen shembujt dëmtues të kulturës sonë dhe jo ato që lartësojnë racën shqiptare! Familja jonë ka çati xhaminë apo kishën. Shqiptari s’ka dashur t’ja dijë në qoftë se je i krishterë apo mysliman, sepse feja jonë është shqiptaria. Shqiptarët njihen për mikëpritje dhe bujari. Shqiptarit dhe hasmi t’i trokasë në derë, ia hap atë dhe e pret në sofër. Besa shqiptarit ka qenë më e fortë se një mal guri! Sot ajo është izoluar dhe po zhduket nga brezi rinisë. Shqiptarët kanë vuajtur ndër shekuj, por nderin dhe indentitetin asnjëherë s’i kanë lënë të bjeren. Sot këto vlera, brezi i ri po i humb. S’po i trashëgon. Sot në shtëpi mbajnë qen e mace, por jo vëlla e mik, edhe pse shtëpia është e vëllait dhe e mikut. Nuk flasin shqip. E shohin ulje të folurit shqip kur janë në rrugët e botës. Madje më keq akoma. Plot mendjemadhësi flasin gjuhë të huaj, kur janë në Shqipëri! Shqipja është një ndër gjuhët e vjetra të botës. Sot është turp ta lidhësh fëmijën në djep, por s’është turp ta puthësh në buzë. Është turp të vendosësh qeleshe në përditshmëri, por nuk është turp të mbash simbolet e popujve të tjerë në trup a shtëpi Të qenit shqiptar, sot është kompleks nga vetë shqipfolësit! Gjuha shqipe sot po përçudnohet fort nga brezi i ri. Ky fenomen duket qartazi dhe në mediat megalomane. Kjo gjë është e vështirë për shkak se shqipfolësit e kanë kuptuar përsëprapthi cilivilizimin dhe modernizimin e tyre! Toka shqiptare është e pasur, mbart vlera të mëdha, por ajo është shumë e varfër në sipërfaqen e saj dhe atë ç’ka mban mbi shpinë… Sot kultura dhe simbolet shqiptare vetëm për t’u dukur bëhen në kraharor, se zemrën s’e shikon njeri! Me ç’duket vlerat e larta të kombit shqiptar do mbeten vetëm në libra dhe në histori, jo më në traditën vazhdimtare… Shqiptar nuk të bën vetëm preardhja, simbolet, tatutuazhet apo dhe të belbëzuarit shqipe, por të bën tradita, kultura, besa, miqësia apo solidariteti në ditë të vështira… Për të mbrojtur kulturën dhe traditat tona duhet të kemi më shumë martesa mes shqiptarëve në trojet tona… Shtëpia e çdo shqiptari është Shqipëria! Për të ruajtur SHQIPTARIN duhet të jesh mbi të gjitha shqiptar shqipfolës! Të ruajmë atë që na lanë dhe të mbrojmë atë që kemi kombëtare!

Comment

*