Dy fjalë për Maratonomakun e Lirisë së Kosovës

Nga Sinan Kamberaj

Në foto, nga e djathta: Xhemail Mustafa, Adem Salihaj, Enver Maloku, Sabrije Spahiu, (?), piktori Guri Madhi dhe autorii këtij përkujtimi.

Enver Malokun e kam njohur në vitin 1980 kur e ka filluar punēn nē Televizionin e Prishtinës. Ai vinte nē Redaksinë e Kulturës si njē intelektual i formuar, plot energji.
Enveri ishte njē gazetar i ardhshëm guximtar. Ndaj, nuk e pati gjatë si gazetar në TVP. E “pagoi” guximin – vyrtytin qē e mbante si emblemē dhe që nuk donte ta fshihte, për asnjē çmim. Ai ishte një gazetar rebel.
E kam ‘rinjohur’ në fillim të viteve ‘90, si drejtues të QIK-ut nē Prishtinë, si njē gazetar midis gazetarëve – heronj të fjalës së lirë, – atyre që po i bēnin karshillëk me laps regjimit policor-ushtarak serb.
Enveri ishte korrespondent i gazetēs shqiptare – amerikane “Illyria” në New York, nga viti 1991 deri ditën e fundit të jetës së tij.
Tashmë po e njihja edhe më mirë. Mund ta thērrisja më telefon nga New Yorku në çdo kohë, edhe në mesnatë …
Maloku ishte një kronikan i palodhshēm i zhvillimeve dramatike në Kosovēn e pushtuar. Ai ishte një zēdhēnēs i devotshēm i Lēvisjes Paqēsore tē Liderit tē Kosovës, Ibrahim Rugova, si dhe shpresēdhēnës – si korrespondent i Gazetēs “Illyria”, – i Diasporēs më tē moçme shqiptare, nē Atdheun e tyre të dytë – Amerikēn e ‘Shpresave tē fundit të Njerēzimit’.
Ata që e kanē njohur mirë Malokun kanē parë tek ai – të shtruara në kolumnet e tij – aftësinē e vrojtimit të mprehtë të fenomeneve sociale konfliktuale. Në kētē kontekst – edhe të sindromës së konfliktualitetit brendashqiptar. Simbas tij, ky fenomen vinte si pasojē e lodhjes nga pushtimi i gjatë serb, por edhe si një ‘prirje’ fatkeqe shekullore shqiptare.
Maloku mbante një qëndrim kritik publik e të guximshëm ndaj këtij fenomeni të rrezikshēm, qē po e dēmtonte rëndë Kosovën.
Maloku mbetet në historinë e gazetarisë kosovare simbol i gazetarit të guximshëm e fisnik.
*
Maloku u vra më 11 Janar 1999 nē prag tē shtēpisë, në sy të familjes, mbas një atentati, tre muaj më parē, po në prag të shtëpisë.
Vrasēsi nuk u gjet deri sot.
Turpi bie mbi drejtësinë kosovare.
Shkaqet e vrasjes mund të merren me mend, ashtu si dhe ‘heshtja’ 19 vjeçare e Drejtësisë!
Marathonomaku u pengua mizorisht të jepte Lajmin e Lirisë, atë lajm tē cilit ai ia kushtoi tërë jetën.
——

Comment

*